LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Moduli 4 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve – Faza 1: Shkathtësitë themelore kirurgjike

Mbahet Moduli 4 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve – Faza 1: Shkathtësitë themelore kirurgjike

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, Shkathtësitë Bazike Kirurgjike kësaj radhe Moduli 4: “Mbyllja e plagës: lembot e lëkurës dhe Graftet e lëkurës”, i cili është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza

Falë punës së përbashkët të Komiteteve për Edukim Specialistik, Komitetit për Edukimin e Studentëve të Mjekësisë, Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Komitetit të Specializantëve, ky modul si 12 të tjerët është përqendruar në mbylljen e plagës duke përdorur lembot (flapat) lokale të lëkurës.


Objektivi i këtij moduli ishte që specializantët të njihen me procedurat kirurgjike me të cilat përmes formimit dhe transpozicionit të flapave lokalë mund të mbyllen plagët që kanë defekt të konsiderueshëm të lëkurës. Në detaje janë sqaruar dhe demonstruar teknikat e heqjes së “veshit të qenit”, pastaj mbyllja e plagës me teknikën V-Y dhe Z-plastika.

Kurse ne pjesën e dytë të modulit ligjëruesit prezantuan teknikat e graftimit (shartimit) të lëkurës me trashësi të pjesëshme dhe të plotë.

Moduli 4: “Mbyllja e plagës: lembot (flapat) e lëkurës dhe Graftet e lëkurës”, është prezantuar nga ligjëruesi Ass. Dr. Ylber Zejnullahu, specialist dhe Dr. Dile Rrusta, specializante e Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike.

Dr. Ylber Zejnullahu përveç teknikave kirurgjike bëri sqarime të detajuara për indikacionet kur do të përdoren këto teknika kirurgjike. Specializantët e të gjitha lëmive kirurgjike ishin shumë të interesuar për arritjen e këtyre shkathtësive dhe kërkues për sqarime të hollësishme. Dr. Ylber Zejnullahu dhe Dr. Dile u demonstruan edhe shembuj konkret nga rastet e tyre klinike.

Ndërkaq, Dr. Sadik Llullaku, Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe Dr. Adem Miftari, oftalmolog, si koordinatorë të Kursit, prezantuan punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në edukimin e specializantëve dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë dhe po vazhdon të japë kryetari i KKK-së, Prof. Dr. Rifat Latifi.

Me këtë, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të misionit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale perëndimore.

Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve aftësitë thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre, duke filluar nga parimet e asepsës dhe lidhjes së nyjeve, qepja-sutura e plagëve, deri të aftësitë bazë laparoskopike dhe anastomozat.

Secili nga 12 modulet do të udhëhiqet nga një specialist (i cili do të shërbejë si mentor) dhe një specializant. Në këtë Kurs po marrin pjesë mbi 70 specializantë, dhe faza e parë do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit Qershor 2023.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori