LAJMI I FUNDIT:

MASH i ka paguar bursat e nxënësve dhe studentëve për të gjithë përfituesit për muajin prill

MASH i ka paguar bursat e nxënësve dhe studentëve për të gjithë përfituesit për muajin prill

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në përputhje me mënyrën e re dhe dinamikën e pagesës së rregullt mujore të mjeteve financiare për bursat e nxënësve dhe të studentëve të vendosura në fillim të vitit vijues kalendarik, sot janë paguar fondet për muajin prill për të gjithë përfituesit e bursës.

“Është paguar një shumë prej rreth 32 milionë denarëve e gjithsej 9.047 përfituesve të të gjitha llojeve të bursave për nxënësit e shkollave të mesme, studentëve të regjistruar në studime universitare në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut, si dhe studentët e regjistruar në disa nga universitetet më të mirët në botë sipas rang listës së Shangait”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksoi se dinamika e vendosur e pagesës së rregullt mujore të bursave do të vazhdojë të realizohet, sepse është me rëndësi të madhe për ata që plotësojnë kërkesat dhe kanë ushtruar të drejtën për bursë. Thonë se këto janë mjete që mbështesin dhe përmirësojnë standardin e nxënësve dhe studentëve, me ç’rast u ndihmojnë të rinjve në procesin e arsimimit dhe motivimit.


Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori