Si u vendos që leku të jetë i barabartë me dinarin? Pse ekspertët jugosllavë kërkonin naftë në Shqipëri? Si e morën të drejtën jugosllavët që të hulumtojnë minierat shqiptare? Telegrafi risjell më poshtë studimin e bazuar në dokumente arkivore, nga historiani Agim Zogaj.
KOORDINIMI I PLANEVE EKONOMIKE!
Traktati mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave midis R.P. të Shqipërisë dhe R.F.P. të Jugosllavisë, nënshkruar në Beograd më 27 nëndor 1946: Ky traktat u lidh nga dëshira që kanë të dy vendet për të zgjeruar bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke në fushën e rindërtimit të vendeve të tyre. Përmbajtja e traktatit është që të dy vendet të koordinojnë planet e tyre ekonomike në baza të përbashkëta dhe për këtë arsye do të ngriten organe koordinimi. Njësia e vlerës së monedhës do të jetë e barabartë për të dy vendet, prandaj Republika shqiptare duhet të shpjerë vlerën e njësisë së monedhës bara me dinarin.
Qeveria e R.F.P. të Jugosllavisë angazhohet në këtë traktat të furnizojë Shqipërinë me plaçkë tregu dhe material të caktuar në marrëveshje, që parashikohet sipas koordinimit të planeve për të mbajtur vlerën e lekut baras me dinarin.
Të dy qeveritë angazhohen që brenda një muaji të zhduken kufijtë doganorë dhe doganat në mes të dy vendeve, duke krijuar një territor doganor mik, në krye të së cilit do të ketë një komision shqiptaro-jugosllav. Traktati ka vlerë për 30 vjet dhe përsëritet për çdo dhjetë vjet po të mos denoncohet nga njëra palë një vit para afatit. Traktati në fjalë është konkretizimi i gjitha marrëveshJeve të bëra midis dy vendeve deri në atë kohë; është konkretizimi i rrugës së përbashkët që filluan dy popujt në luftë dhe që e vazhduan pas saj. Kjo është mbështetja ku do të zhvillohet tërë bashkëpunimi reciprok ndërmjet dy vendeve pas nënshkrimit të tij në një shkallë më të gjerë.
SUPRIMIMI I DOGANAVE!
Pas luftës, në të dy vendet u vendosën pushtetet popullore nga më të përparuarit. Kjo situatë e krijuar lyp pa tjetër dhe një ekonomi të përparuar, pse njëra pa tjetrën nuk mund të kuptohet. Popujt e Jugosllavisë në këtë drejtim kanë bërë mjaft me revolucionin, kanë korrur rezultate të shkëlqyeshme në ngritjen e ekonomisë së tyre. PopuLlit tonë me lidhjen e këtij traktati i sigurohet ngritja e ekonomisë së tij, krahas me atë të popujve të Jugosllavisë. Koordinimi i planeve, suprimimi i doganave dhe barazimi i monedhës do të vlejnë për zhvillimin e ekonomisë sonë me atë të Jugosllavisë dhe eliminojnë shumë pengesa për të arritur këtë qëllim. Viti i parë i punës sonë me plan dhe koordinimi i tyre me ato të Jugosllavisë vërtetojnë se pa ndihmën e saj është i zorshëm dhe i pamundshëm zhvillimi ekonomik i vendit tonë.
Ky traktat është vital për vendin tonë, sepse me anë të tij do të forcohet ekonomia jonë, do të forcohet pushteti ynë dhe do të sigurohet indipendenca e jonë si shtet, për të mos qenë më si në të kaluarën të varur nga kapitali imperialist. Këto na i siguron qenia dhe zhvillimi i popujve të Jugosllavisë. Ja si ka thënë shoku Koçi Xoxe, në inaugurimin e mbarimit të punimeve të hekurudhës Durrës-Peqin. “Ekzistenca e Jugosllavisë Federative Popullore në kufi është një fat për Shqipërinë, është një siguri e madhe për jetën tonë, për zhvillimin tonë të përgjithshëm. Ndryshe, pa një Jugosllavi të popujve të Jugosllavisë dhe të fortë nga çdo pikëpamje, do të ishte në rrezik qenia e jonë si popull i lirë”. Kështu del qartë se ne nuk mund të realizonim asnjë plan në ngritjen e ekonomisë, pa koordinimin me planet e Jugosllavisë dhe pa ndihmën e madhe të tyre.
Bashkë me traktatin është hartuar edhe një protokol, pjesë e pandashme e tij, me anën e të cilit të dy palët angazhohen të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur detyrimet e traktateve. Nga ana tjetër, në qoftë se konstatohet që bashkimi doganor dhe barazimi i monedhave për arsye të justifikueshme nuk mund të realizohet, të dy palët, në marrëveshje të përbashkët, mund të zgjatnin afatet.
Shkëmbimi i instrumenteve të ratifikimit u bë në Beograd, një muaj pas nënshkrimit të traktatit.
SHOQËRIA SHQIPTARO-JUGOSLLAVE PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E RRUGËVE TË HEKURTA
Për të vënë në zbatim akordin e një korikut 1946, të dy qeveritë ranë në ujdi me anë të këtij akordi, për të krijuar shoqërinë në fjalë, i cili u nënshkrua më 28.XI.1946, për Shqipërinë z. Nako Spiro dhe për Jugosllavinë z. Nikola Petroviq: Qëllimi i kësaj shoqërie është të ndërtojë dhe të shfrytëzojë rrugët e hekurta në vendin tonë. Kapitali i saj është 6.000.000 fr. sh. dhe secila nga palët do të derdhë brenda 6 muajve 50 për qind të këtij kapitali. Forma administrative e shoqërisë është ndarë në mënyrë të barabartë. Ka një këshillë administrativ prej 6 vetash dhe një komitet mbikëqyrës prej 4 anëtarësh. Shoqëria ka statutin e saj i cili parashtron organizimin e brendshëm. Fitimet e shoqërisë ndahen proporcionalisht me kapitalin themeltar dhe investimet suplementare. Akordi përmban dhe një protokol me anë të cilit Shqipëria angazhohet të vërë në dispozicion të shoqërisë material ndërtimi që ka mundësi. Gjithashtu, Jugosllavia jep çdo material tjetër që Shqipëria nuk është në gjendje të furnizojë.
Krijimi i kësaj shoqërie, e cila do të merret me ndërtimin e rrjetit hekurudhor në vendin tonë, sjell një kontribut tjetër në ngritjen e ekonomisë sonë. Çështja e transportit për një popull është një problem vital, sidomos për vendin tonë, ku po bëhen gjithë këto përpjekje në ndërtimin e vendit. Prandaj, transporti me rrjetin hekurudhor do të jetë më i shpejti dhe më ekonomik, që do të vihet në shërbim të ndërtimit të vendit.
Nga ana tjetër, rrjeti hekurudhor do të na lidhë edhe më ngushtë me popujt e Jugosllavisë dhe do të ndihmojëp mjaft në bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve. Rezultati i punës së këtyre shoqërive, u duk menjëherë pas formimit të tyre, në planin 1947. Në vendin tonë u ndërtua hekurudha e parë Durrës-Peqin 43 km. Dhe në planin 1948 do të ndërtohen dy hekurudha të tjera.
THEMELIMI E SHOQËRISË SHQIPTARO-JUGOSLLAVE PËR SHFRYTËZIMIN E MINIERAVE
Për të vënë në zbatim akordin e 1 korrikut 1946, të dy qeveritë vendosën me anë të këtij akordi krijimin e shoqërisë në fjalë, nënshkruar në Beograd më 28.11.1946, për Shqipërinë nga z. Nako Spiro dhe për Jugosllavinë nga z. Nikola Petroviq: Qëllimi i kësaj shoqërie është të bëjë kërkime gjeologjike minierash; t’i zbulojë dhe shfrytëzojë këto, të shfrytëzojë gjithashtu edhe minierat e zbuluara, të themelojë dhe t’i vërë në funksion ndërmarrjet metalurgjike. Kapitali i saj është 2 milionë franga shqiptare dhe të dy qeveritë angazhohen të derdhin brenda gjashtë muajve 50 për qind të pjesës së tyre. Forma administrative është e njëllojtë me shoqërinë e parë.
Qeveria shqiptare do të marrë 11 për qind të fitimit neto dhe pjesa që mbetet do të ndahet sipas kapitalit të derdhur dhe investimeve suplementare. Shqipëria do të vëjë në dispozicion të shoqërisë tokën e nevojshme, të cilës i njihet si investim suplementar.
Në të kalaurën, minierat e pasura të vendit tonë ishin krejtësisht në duart e imperialistëve të huaj, sidomos të fashistëve italian. Ata me anë të tyre e bën skllavërimin ekonomik dhe më vonë skllavërimin ushtarak të vendit tonë. Akordet e sotme janë krejt në kundërshtim me ato që lidhnin qeveritë antipopullore. Këto bazohen dhe kanë rrënjën nën ndihmën reciproke. Mineralet që do të prodhohen, do të përdoren për ngritjen e ekonomisë në të dy vendet dhe jo si më parë që populli ynë as që i shikonte me sy këto pasuri të mëdha të tij.
AKODRI PËR KËRKIMIN DHE SHFRYTEZIMIN E NAFTËS SHQIPTARE
Për të vënë në zbatim akordin e një korrikut, të dy palët vendosën që me anë të këtij akordi të ngrisin shoqërinë në fjalë, të nënshkruar në Beograd më 28.11.1946, për Shqipërinë nga z. Nako Spiro dhe për Jugosllavinë z. Nikolla Petroviq: Qëllimi i shoqërisë është të bëjë kërkime në tokën e Republikës Popullore të Shqipërisë për gjetjen e fushave vajgurore, shtresa minierash dhe fusha gazore, gjithashtu të shfrytëzojë edhe këto që janë. Kapitali i shoqërisë përbëhet prej 4 milionë franga shqip. Duke u derdhur nga secila palë 50 për qind nga pjesa që i takon brenda 6 muajve.
Qeveria shqiptare vë në dispozicion të kësaj shoqërie gjitha tokat e envojshme të cilat i njihen si investime suplementare, e gjithashtu dhe fushat e Kuçovës, Patosit dhe serat e Selenicës. Republika Popullore e Shqipërisë do të marrë 50 për qind neto nga nxjerrja e naftës dhe 15 për qind nga ajo e seres, si shpërblim për kërkimin. Pjesa tjetër që mbetet nga nxjerrja do të ndahet proporcionalisht në bazë të kapitalit dhe investimeve.
Me anën e një protokoli të veçantë, qeveria e R.F.P. të Jugosllavisë angazhohet që në një kohë prej 2 vjetëve të ndërtojë një central hidraulik i cili do të ketë një kapacitet që të përmbushë nevojat e nxjerrjes dhe të rafinerimit të naftës në Kuçovë. Shpenzimet do t’i njihen Jugosllavisë si investime suplementare.
Me anën e një protokoli tjetër, të nënshkruar po në këtë datë, qeveria e R.F.P.J. angazhohet që brenda 5 vjetëve të ngrejë një rafineri për naftën e Kuçovës dhe Patosit. Me anën e kësaj shoqërie do të shfrytëzohen më shumë gazrat e nëntokës tonë për t’u vënë në përdorim të zhvillimit të industrializmit të vendit tonë.
PLANI PËR NDËRTIMIN E CENTRALIT ELEKTRIK NË TIRANË
Qëllimet e kësaj shoqërie janë të gjejë mundësitë për prodhimin e energjisë elektrike, të bëjë instalime për prodhimin dhe për shpërndarjen e saj dhe të shfrytëzojë këto instalime. Kapitali i shoqërisë është 2 milionë fr. shq. të cilat do të derdhen për 6 muaj. Qeveria shqiptare do t’i dorëzojë shoqërisë në fjalë, brenda 6 muajve, centralet elektrike që ndodhen në Shqipëri, vlera e të cilave do t’i njihet si investim suplementar.
Ky akord përmban dhe një protokol me anën e të cilit qeveria jugosllave angazhohet të ndërtojë në Tiranë gjatë vitit 1947 një central elektriku, shpenzimet e të cilit i njihen si investim suplementar.
Energjia elektrike është baza e shëndoshë për zhvillimin ekonomik të një shteti. Për prodhimin e saj nga shoqëria në fjalë do t’i sigurojë edhe një faktor tjetër zhvillimit ekonomik që ka marrë vendi ynë.
Akordi mbi formimin e një shoqërie shqiptaro-jugosllave të import-eksportit, përfunduar në Beograd më 28.11.1946: Qëllimi i shoqërisë është: të marrë përsipër të gjitha importimet dhe eksportimet e mallrave, ndërmjet dy vendeve; importim-eksportimi ndërmjet Shqipërisë me vendet e tjera të veprojë si Komisioneri.
Kapitali i saj është prej 1 milion fr. shq. Të dy qeveritë do të derdhnin nga 50 për qind të kapitalit të përgjithshëm brenda 6 muajve. Ndarja e fitimeve do të bëhet proporcionalisht me kapitalin themelor.
Siç shihet, me anë të kësaj shoqërie do të lehtësohen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të cilat po vijnë duke u zhvilluar; nga ana tjetër kjo shoqëri do të kontribuojë mjaft në marrëdhëniet tona me vendet e tjera, të cilat janë futur thellë në rrugën e ngritjes së ekonomisë së tyre.
Akordi mbi themelimin e bankës shqiptaro-jugosllave, përfunduar në Beograd më 28.11.1946: Qëllimi i saj është të ndihmojë me anë të kapitaleve të saj në zhvillimin e aktivitetit ekonomik që do të ushtrojnë shoqëritë e lartpërmendura. Kapitali themelor i saj përbëhet prej 6 milionë fr. shq. Me qëllim që të vihen në zbatim dispozitat e këtij akordi, si dhe të akordeve për formimin e këtyre shoqërive, të dy qeveritë me anën e një protokoli ranë në ujdi për mënyrën e derdhjes së fondeve të kapitalit bazë për të gjitha shoqëritë.
MARRËVESHJA PËR SHËRBIMIN DETAR!
Siç doli nga qëllimi i ngritjes së këtyre shoqërive, kontributi i tyre për ngritjen e ekonomisë sonë do të jetë i madh; gati të gjitha sektorët e ekonomisë do të pësojnë një ndryshim rrënjësor dhe të gjtiha pasuritë e vendit që në të kaluarën ishin pronë e imperialistëve dhe që populli ynë nuk shikonte asnjë të ardhur nga to, sot do të vihen në shërbim të ngritjes së ekonomisë së tij. Këto rezultate do të arrihen vetëm në saje të ndihmës së sinqertë dhe të madhe të popujve të Jugosllavisë.
Të dy qeveritë, të shtytuna nga dëshira për të bashkëpunuar më ngushtë midis tyre, ranë në ujdi dhe përfunduan këtë marrëveshje, e cila u nënshkrua në Tiranë më 10 shtator 1946, për Republikën Popullore Shqiptare Z. Spiro Koleka dhe R.F.P. të Jugosllavisë Josip Gjergja.
Qëllimi i kësaj marrëvesje është që të vendoset një shërbim detar i rregullt midis dy palëve. Ky shërbim me anë të kësaj marrëveshje caktohet të kryhet nga anijet jugosllave. Marrëveshja përcakton të gjitha rregullat dhe detyrat e shërbimit që do të kryejnë anijet në fjalë. Nga ana tjetër, në qoftë se Shqipëria nuk do të arrijë për të kryer shërbimet brenda ujërave të saj, ngarkohen në këtë shërbim anijet jugosllave.
Lidhja e kësaj marrëveshje ndërmjet dy vendeve ka një rëndësi të madhe. Shërbimi detar i rregulLt midis tyre do të forcojë dhe do të ndihmojë më shumë marrëdhëniet e tyre ekonomike, politike e kulturale midis popujve të tyre; me anën e kësaj forme ndihmohet efektivisht zbatimi i Konventës ekonomike, në bazë të së cilës popujt e Jugosllavisë do të ndihmojnë në ngritjen dhe forcimin e ekonomisë sonë. Nga ana tjetër, me anën e saj i sigurohet vendit tonë komunikacioni detar nëpër portet e tij, mjet që në të kaluarën ka qenë i paralizuar dhe në duart të imperialistëve për interes të tij. Komandanti në Kuvendin Popullor me rastin e paraqitjes së planit të shtetit të vitit 1948 për këto sektorë tha: “Imperialistët e ndryshëm, okupatorët e vendit tonë, e kanë detyruar popullin tonë të mos shohë nga deti i tij dhe të mos shfrytëzojë detin nga të gjitha pikëpamjet”. Dhe më poshtë: “Por, armiqtë e vendit tonë kanë dashur të eliminojnë Shqipërinë nga Adriatiku dhe në të të sundonte imperializmi dhe fashizmi italian. Koha tash ka ndryshuar dhe deti për ne do të bëhet një nga mjetet më të rëndësishme të komunikacionit tonë ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllvisë”.
Qysh prej hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje filloi shërbimi detar i rregulLt midis porteve të dy palëve; çdo anije jugosllave vjen dhe kthehet nga Jugosllavia. Në zbatimin e planit të 47, të vendit tonë, ky shërbim kontribuoi mjaft në realizimet tona, duke transportuar mallrat në bazë të konventës për këto realizime.
– Vijon –
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme