LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia këtë vit do të harxhojë më shumë energji se vitin e kaluar

Maqedonia këtë vit do të harxhojë më shumë energji se vitin e kaluar

Maqedonia gjatë këtij viti do të harxhojë 2.7 për qind më shumë energji finale se vitin e kaluar, parashikon bilanci energjetik për vitin 2018. Pjesëmarrje më të made në energjinë e harxhuar do të kenë produktet e naftës me 51.5 për qind, me ç’rast do të pasojë energjia elektrike me 28, biomasa me 10.5 dhe thëngjili me 5.3 për qind.

Siç u theksua në seancën e Asociacionit Energjetik të Maqedonisë (AEM) në të cilën u shqyrtua bilanci energjetik, 39 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë finale do ta absorbojë komunikacioni, 27 për qind industria, 26 për qind amvisëritë, 5 për qind sektori komercial dhe ai shërbyes dhe 1 për qind bujqësia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prodhimtaria e energjisë elektrike parashihet të jetë 5.766 gigavat orë, ose për tre për qind më shumë se në vitin 2017.


Nevojat e parapara të energjisë për vitin 2018 janë për 2 për qind më të ulëta në raport me vitin 2017. Në krahasim me vitin e kaluar rritje më të madhe vërehet tek gazi natyror prej 14 për qind, si rezultat i paralajmërimeve për prodhimin e rritur të “TE-TO”.

Në vitin 2018 parashihet produktet e naftës të marrin pjesë me 39 për qind të konsumit, thëngjillit me 31 për qind, biomasa me 8, gazi natyror me 9, hidroenergjia me 4, ndërsa e erës, ajo gjeotermale, biogazi dhe energjia solare me mbi zero. Importi neto i energjisë elektrike do të merr pjesë me 8 për qind.

Bilanci energjetik është dokument planor indikativc në të cilin paraqiten nevojat e sasive të përgjithshme të energjisë dhe të llojeve të caktuara të energjisë në vend dhe mundësitë për sigurimin e tyre me prodhimin e kapaciteteve vendore dhe të importit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori