Paraqitja e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19, ka ndryshuar edhe mënyrën e të ushqyerit të njerëzve. Shpallja e koronavirusit si pandemi, ka çuar në shpalljen edhe të gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut dhe rrjedhimisht kufizimin e lëvizjes, por edhe të karantinës shtetërore.
Të përballur me rrethana të reja, kategoritë e njerëzve që kanë bërë jetë dinamike e cila ka imponuar ushqime të shpejt dhe jo të shëndetshme, tani dy muaj kanë aplikuar një regjim krejt të ndryshëm ushqimor, duke e përgatitur në shtëpi. Kjo, sipas ekspertëve, shihet si shumë pozitive pasi njerëzit duhet të kenë kujdes jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga ushqimet që mund të jenë shkaktarë të sëmundjeve tjera.
“Mendoj se njerëzit janë vetëdijesuar se duhet të jemi në gjendje gatishmërie gjatë tërë kohës që të luftojmë sëmundjet e ndryshme, jo vetëm në këtë rast të pandemisë, por për sëmundje tjera që janë të lidhura ngushtë me ushqimin. Ne e dimë se ushqimi kohëve të fundit është bërë edhe arsyeja kryesore e paraqitjes së një numri shumë të madh të sëmundjeve. Të ushqyerit e shëndetshëm në vazhdimësi, mendoj këtu për të gjitha moshat, në njëfarë mënyre edhe e përgatit trupin tonë, e bën një luftëtar të madh ndaj të gjitha rreziqeve të jashtme”, thotë për Evropën e Lirë, Valbona Kadriu, dietologe.
Ajo thotë se paraqitja e koronavirusit dhe qëndrimi në shtëpi ka rritur interesin e njerëzve për ushqimin e shëndetshëm, që nuk merr shumë kohë për t’u përgatitur dhe njëkohësisht është shumë i leverdishëm në aspektin financiar.
“Njerëzit e kanë kuptuar se të ushqehesh shëndetshëm nuk merr shumë kohë dhe nuk kushton shumë, ashtu siç kanë menduar njerëzit më herët. Pra, me një çmim mesatar të volitshëm dhe me një kohë po aq sa merr edhe për një ushqim jo të shëndetshëm, ne mund të përgatisim një sallatë shumë të mirë ose ndonjë supë. Do të thotë, koha e lirë u ka dhënë atyre mundësi të përgatisin ushqime të shëndetshme dhe mendoj se tani më shumë ushqehen shëndetshëm se më parë”, thotë dietologia Valbona Kadriu. Edhe mjeku Aleksandar Mitev, thotë se shifrat janë pozitive sa i përket ushqimit të popullatës pasi sipas tij heqja dorë nga ushqimet e shpejta, nënkupton shëndet më të mirë për njerëzit.
“Përgatitja e ushqimit në kushte shtëpiake ofron mundësi që të përgatitet më mirë dhe më shëndetshëm. Kjo krizë pati edhe një anë të mirë, pasi njerëzit hoqën nga ushqimet e shpejta, ndoshta jo me dëshirën e tyre, por kjo u imponua nga paraqitja e virusit. Por, ana negative është mungesa e aktiviteteve fizike. Kemi një kombinim mes ushqimit shtëpiak që është diçka e mirë dhe mungesës së aktiviteteve fizike që ka çuar në rritjen e peshës trupore të njerëzve”, thotë Mitev, duke theksuar nevojën që njerëzit duhet të ketë shumë kujdes, në rast se sërish vijmë në situatë të izolimit pasi paralajmërohet valë te re e koronavirusit.
“Për fat të mirë tani nëpër rrjete të ndryshme sociale apo në platforma interneti, ekzistojnë specialistë të ndryshëm të fushës së sportit që ofrojnë shërbime për ushtrime fizike, madje ato janë pa pagesë. Këto janë shumë të rëndësishme në rastet kur ka ndalesë të lëvizjes jashtë shtëpive. Ato duhet të shfrytëzohet që të ketë një baraspeshë mes ushqimit dhe aktiviteteve fizike, pasi mund të na paraqiten probleme shëndetësore”, shprehet mjeku Aleksandar Mitev.
Për shkak të koronavirusit pothuajse të gjitha dyqanet e ushqimeve të shpejta janë mbyllur dhe kjo ka bërë që të mos ketë as porosi përmes internetit. Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 120 mijë persona në Maqedoninë e Veriut vuajnë nga sëmundja e diabetit, që thuhet se shkaktohet kryesisht nga mungesa e aktiviteteve fizike dhe mënyra jo e mirë e ushqimit./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës