Drejtori i shkollës fillore “Petar Z. Penko”, Enis Memeti konfirmon se shkolla nuk është furnizuar ende me kompletet e nevojshëm të librave. “Është e vërtetë se kemi mungesa të librave në shumë lëndë, mirëpo kjo është një çështje që nuk varret nga neve”, pohon ai, ndërsa fajin e kërkon jashtë shkoëls. “Kemi dërguar në Ministri këreksat për kompletet e librave, që në qershor, miërpo ka vonesa nga ana e firmat që bëjën shpërndarjen e librave nëpër shkolla”, pohon Memeti.
Mungesa e librave nëpër shkolla vazhdon të jetë evidente edhe në javën e dytë të vitit shkollor 2017/2018. Nuk ka shkollë dhe klasë që të jetë kompletuar siç duhet me kompletet e nevojshme të librave, kurse mungesa e tyre në çantat e shumë nxënësve pengon dukshëm edhe zhvillimin e procesit mësimor, shkruan gazeta KOHA.
“Gjatë organizimit të mësimit në klasë edhe ia bëjmë disi. I ulim nxënësit nga tre-katër në një bankë, me qëllim që të shërbehen të gjithë me një libër”, tregojnë një arsimtare e fizikës në shkollën fillore “Petar Zdravkovski Penko” të Komunës së Butelit. Mirëpo, problemi është se nxënësit nuk i kanë librat në shtëpi, që të mund të përsërisin mësimin dhe të bëjnë detyrat e shtëpisë”, plotëson më tej ajo. Në klasën e VIII-6, shtatë nxënës nuk kanë as edhe një libër mësimi, kurse të tjerëve u mungojnë mesatarisht nga 4 -5 libra.
Situata është e njëjtë në të gjitha paralelet e cikleve të larta, nga klasa IV deri klasën IX. Drejtori Enis Memeti konfirmon se shkolla “Petar Z. Penko” nuk është furnizuar ende me kompletet e nevojshëm të librave. Është e vërtetë se kemi mungesa të librave në shumë lëndë, mirëpo kjo është një çështje që nuk varret nga neve”. Sa i përket obligimeve të shkollës, pra kërkesave që duhen të bëjmë në Ministri, i kem bërë në kohë, plotëson më tej drejtori. Memeti thotë se kërkesa e teksteve shkollore për vitin 2017/2018 janë bërë që në periudhën e muajve maj-qershor, pra në përfundim të vitit të kaluar shkollor 2016/2017. Madje, si çdo vit më herë, edhe sivjet kemi bërë kërkesa që sillen duku 10 për qind më shumë e diku më pak. Për këtë, thotë se bazohen mbi pritshmërinë e regjistrimit të nxënësve në klasë të parë. “Meqë te paralelet me mësim në gjuhën shqipe kemi në mënyrë të vazhdueshme rritje të numrit të nxënësve, për kompletet e nxënësve të klasës së parë kemi kërkuar më tepër komplete nga çfarë kishim vitin e kaluar. Ministria na është përgjigjur dhe na ka dërguar aq komplete sa kishim kërkuar në përfundim të vitit të kaluar”.
Për nxënësit e ciklit të ulët, drejtori thotë se u kanë mbërritur në kohë kompletet e librave për nëmësit nga klasa I deri III. “Në ciklin e ulët, të gjithë nxënësit pa përjashtim kanë kompletet e librave. Problem kemi vetëm me librat nga klasa IV deri të IX, pasi për disa lëndë mungojnë libra për të gjithë nxënësit e këtyre klasave”. Sipas, drejtorit Memeti, faji duhet kërkuar jashtë shkollës. “Firmat që duhet të bëjnë shpërndarjen e librave, janë duke i vonuar porositë që kemi bërë neve si shkollë në Ministri”, shprehet ai. Çështja e rritjes së numrit të nxënësve, sqaron ai, nuk është problem sa i përket kompleteve të librave. “Shkolla bën paraprakisht përllogaritjet për numrin e nxënësve që diku mund të ketë rritje dhe diku të pësojë rënie. Problemi ka të bëjë thjesht me vonesat në furnizimin shkollave me tekste dhe ‘Penko’ nuk është shkolla e vetme që ballafaqohet me këtë problem”, shprehet për KOHA drejtori Memeti.
Vitin shkollor 2017/2018, SHF “Petar Z. Penko” e hapi me numër më të madh nxënësish në paralelet shqipe dhe turke dhe më pak në paralelet maqedonase, të klasës së parë. Në paralelet maqedonase, sivjet ka nga 19 nxënës në klasë të parë nga 28 sa ishin vitin e kaluar. Numri i nxënësve të klasës së parë në pesë paralelet me mësim në gjuhën shqipe është 158, ndërsa në paralelen turke 31. Vitin e kaluar te turqit ishin 20 nxënës në klasë të parë. Problem permanent në këtë shkollë vazhdojnë të mbeten hapësirat e pakta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë