Mungesa e librave edhe gati një muaj që nga fillimi i vitit shkollor në Maqedoninë e Veriut, po shkakton probleme të shumta në mbarëvajtjen e procesit mësimor, në veçanti në drejtimet profesionale.
Rinora, nxënëse e vitit të katërt në Shkollën e Mesme të Bujqësisë në Tetovë, drejtimi i Biokimisë, thotë se mungesa e shumë teksteve shkollore ka bërë që kohën më të madhe ta kalojë pranë kompjuterit në kërkim të materialit mësimor.
“Kuptohet se mungesa e librave na e vështirëson mësimin, por bëjmë gjithçka që të gjendemi. Profesorët bëjnë maksimumin që të na furnizojnë me materiale, gjejnë nga internet, por edhe ne mundohemi që me kohë t’i gjejmë duke kërkuar materiale në internet”, thotë Rinora.
Të njëjtin shqetësim ka edhe Agnesa, nxënëse në drejtimin Elektroteknikës në Shkollën e Mesme Profesionale në Shkup. Ajo thotë se me mungesë të teksteve përballet tash e dy vjet dhe kohën më të madhe e kalon duke kërkuar material në internet apo duke bërë fotokopjime të skripteve nga nxënës të tjerë.
“Është shumë e vështirë, sepse mungesa e librave e humb edhe vullnetin e nxënësve për mësim. Duhet të ketë libra, është më e lehtë të mësosh nga librat. Gjendemi përmes internetit, profesorët na tregojnë çfarë të hulumtojmë, por edhe nga shënimet”, tregon Agnesa.
Në arsimin e mesëm në Maqedoninë e Veriut procesin mësimor e ndjekin rreth 72 mijë nxënës në 80 shkolla, 23 prej të cilave janë në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i nxënësve, rreth 40 mijë janë të regjistruar në shkollat profesionale.
Teuta Saliu, mësimdhënëse e Biokimisë, thotë se barrën më të rëndë nga mungesa e librave e ka kuadri mësimor, pasi para nxënësve duhet të dalin të përgatitur.
“Sa i përket pjesës praktike, se si zhvillohet lënda e Biokimisë, nuk kemi material dhe zakonisht atë e marrim nga interneti. Kjo na e vështirëson punën sepse duhet të hulumtosh të gjesh materialin, ta përkthesh dhe ta përshtatësh me kushtet që kërkon laboratori e kështu me radhë”, thotë Saliu.
Ajo konsideron se Ministria e Arsimit duhet ta zgjidhë këtë problem, me të cilin po përballen për vite me radhë pasi ndodh që edhe një gjysmëvjetor apo edhe tërë vitin nxënësit të mos kenë tekste shkollore.
Visar Duraku, drejtor në Shkollën e Mesme Profesionale “Cvetan Dimov” në Shkup, thotë se mungesa e librave është një problem i përvitshëm, andaj edhe shpreson që të tejkalohet që të mund të ketë mbarëvajtje të mësimit.
“Pas çdo fillimviti, shkollat profesionale ballafaqohen me mungesë të librave. Çdo vit sfidat janë të mëdha, normalisht se tani kemi modele të reja në planprogramet mësimore, lëndë në të cilat është ndryshuar programi mësimor, prandaj ka nevojë të bëhet përditësimi i teksteve shkollore. Ne në bashkëpunim me kuadrin dhe Ministrinë e Arsimit jemi munduar që të gjitha problemet t’i sensibilizojmë dhe të gjejmë zgjidhje për problemet me mungesën e librave”, thotë Duraku.
Tekstet shkollore në Maqedoninë e Veriut në arsimin fillor dhe të mesëm jepen falas për nxënësit, por të njëjtat përdoren të paktën në katër gjenerata, kështu që shumë prej tyre edhe dëmtohen.
Hartimi i teksteve shkollore bëhet nga Qendra për arsim profesional dhe trajnime. Nga kjo qendër besojnë në kapërcimin e shpejtë të këtij problemi. Drejtori Sherif Miftari thotë se janë dhënë mendime pozitive për dhjetëra tekste që pritet të botohen dhe t’u shpërndahen nxënësve.
“Vetëm gjatë vitit 2021 nga Qendra për arsim profesional dhe trajnime janë dhënë 141 mendime nga të gjitha drejtimet si nga Ekonomi, Drejtësi, Elektroteknikë, Kimi domethënë në të gjitha degët profesionale. Ndërkohë, në procedurë janë edhe 60 apo 780 libra të tjerë që janë duke u punuar nga profesionistët e qendrës për arsim profesional dhe trajnime”, thotë Miftari.
Premtime të vazhdueshme për kapërcimin e problemit me tekstet shkollore ka dhënë edhe Ministria e Arsimit.
Nga Byroja për zhvillimin e arsimit, në fillim të shtatorit thanë se nuk ka vend për shqetësim për vonesën e botimit të teksteve të reja, pasi siç kanë thënë, nuk rrezikohet në asnjë mënyrë procesi arsimor, por ndërkohë nxënësit vazhdojnë të mësojnë pa libra./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri