LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 46 raste të reja, dy të vdekur dhe tre të shëruar në 24 orët e fundit

Maqedoni: 46 raste të reja, dy të vdekur dhe tre të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë. Njëri pacient është nga Kumanova, i moshës 70 vjeçare dhe vuante nga disa sëmundje, ndërkohë që akoma priten rezultatet e testit për të parë nëse ka qenë i prekur edhe nga virusicorona. Ndërsa pacienti tjetër është i moshës 68 vjeçare, nga një fshat i rrethit të Tetovës i cili më herët vuante nga shtypja e lartë e gjakut.

Ndërkohë sot nga Klinika për Sëmundje Infektive pas dy testeve për Covid-19, që rezultuan negativ janë lëshuar në shtëpi tre pacientë të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 46 raste të reja me coronavirus. Sipas qyteteve nga rastet e reja: Shkup-13, Kumanovë-23, Dibër-2, Prilep-1, Tetovë-2, Veles-2, Gostivar-1 dhe Gjevgjeli-2. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi arrin në 430.


Sipas vendbanimeve, deri tani raste me Covid-19, janë regjistruar në:
Shkup – 208
Kumanovë – 85
Dibër – 49
Shtip – 15
Prilep – 22
Tetovë – 15
Strugë – 9
Veles – 8
Manastir – 4
Ohër – 3
Kavadar – 2
Gostivar – 2
Gjevgjeli – 4
Kriva Pallankë – 2
Koçani – 1

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori