100 mijë denarë për deputet, dhe 71 mijë për person të emëruar në qeveri është mesatarja që kanë marrë personat e zgjedhur si apanazh në periudhën 2014-2018. Shteti për këtë ka shpenzuar gjithsej 1.8 milion euro. Komisioni Antikorrupsion propozon që ligji për apanazh të ndryshohet dhe shuma e marrë të zvogëlohet duke pasur parasysh se paga mesatare në vend është shumë më e ulët.
“Analiza tregon se personat e zgjedhur dhe të emëruar pas përfundimit të detyrës së zgjedhur maksimalisht e shfrytëzojnë të drejtën e apanazhit, kryesisht për shkak të shumës së lartë që marrin. “Nëse dikush mund të jetojë me një pagë mesatare, pse nuk mund të jetojnë edhe njerëzit, mandati i të cilëve përfundon në nivelin e pagës mesatare”, deklaroi Katica Nikollovska – anëtare e KSHPK .
Përveç kësaj, Komisioni Ankorupsion do të paraqesë padi kundërvajtëse kundër 18 deputetëve nga përbërja e mëparshme për shkak të mos dorëzimit të listave anketuese. Lista anketuese nuk kanë dorëzuar; Fadil Zendeli, Amdi Bajram, Arta Toçi, Zoran Gorgjievski, Ferid Muhiq dhe të tjerë.
“Shërbimet tona kanë bërë një kontroll dhe kanë konstatuar se 12 deputetë nuk kanë dorëzuar lista anketuese, ndërsa 6 deputetë kanë paraqitur listat me vonesë. Për të gjitha këta lista të vonuara dhe të pa dorëzuara, gjegjësisht për të gjithë deputetët, do të iniciohen veprime që janë pjesë e procedurës kundërvajtëse”, pohoi Biljana Ivanovska – kryetare e KSHPK.
Komisioni Kundër Korrupsionit gjithashtu kontrolloi se si drejtorët e institucioneve shtetërore dhe anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse përdorin automjetet dhe kartelat e tyre zyrtare. Në pothuajse të gjitha rastet, drejtorët rregullojnë me akte të brendshëm sa kohë do të përdorin automjetin zyrtar, por edhe sa anëtarë do të ketë në borde. Për Komisionin antikorrupsion është jo karakteristike të përdoret automjeti zyrtarë 24/7 edhe në ditë jo pune. Në disa institucione është zbuluar se ka më shumë anëtarë të bordit sesa të punësuar në institucion. Komisioni Kundër Korrupsionit kërkon kufizimin e të drejtave diskrete të drejtorëve dhe raportin do t’ia dorëzojnë zëvendëskryeministrit për luftimin e korrupsionit, Lupço Nikollovskit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë – arrestohen dy të tjerë

Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski nesër paraqitet në seancën e qeverisë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri