LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 11 qytete pa raste aktive me COVID-19, situata vlerësohet e qëndrueshme

Maqedoni: 11 qytete pa raste aktive me COVID-19, situata vlerësohet e qëndrueshme

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje e vlerësoi situatën me me pandeminë si mjaft të qëndrueshme, gjë që tregohet nga numri i vogël i hospitalizimeve në spitale. Ai kumtoi se tani për tani nuk planifikohen masa shtesë kufizuese.

Filipçe tha se megjithatë janë duke e vëzhguar nga afër situatën jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet përreth sepse shumë shpesh për një ndryshim kohor prej një deri në dy javë kishte ndryshime në të gjitha vendet e rajonit.

“Është vaksinuar popullsi e mbi 20 përqind e atyre që duhet të vaksinohen, nëse përjashtohen fëmijët, mbi 50 për qind janë qytetarë të vaksinuar mbi 70 vjet, rreth 33 për qind e qytetarëve mbi 60 vjeç. Unë do të them përsëri, momenti i parë nëse shohim se ekziston një rrezik i tillë ne do të rivendosim masa”.


“Ende nuk ka teste të mjaftueshme në asnjë vend të botës për të ditur saktësisht se cili është rreziku i sëmundjes, nëse njerëzit që vaksinohen rrezikojnë të sëmuren. Ajo që dihet deri më tani është se rreziku të sëmurën njerëzit që janë vaksinuar është shumë i vogël. Por në të njëjtën kohë se vaksina mbron nga një formë e rëndë e sëmundjes nga vdekshmëria edhe në këtë formë të virusit. Tani ka disa botime, dalin edhe disa të tjera nga vendet e Evropës Perëndimore, por është ende herët të konfirmohet diçka me siguri në lidhje me këtë çështje”, tha ministri Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje u takua me një pjesë të dhuruesve të plazmës kovalente, nga e cila deri tani janë siguruar gjithsej 1732 njësi dhe janë trajtuar 1431 pacientë.

Nga Ministria e Shëndetësisë sqarojnë se personi dhurues i plazmës kovalente duhet të ketë dëshmi laboratorike të dokumentuar se ka qenë i sëmurë nga Kovid-19, të jetë minimum 21 ditë pa simptoma, pas së cilës bëhet test plotësues për vërtetim se nuk ka prani të virusit.

Dje janë regjistruar tre raste të reja me Covid-19, pesëmbëdhjetë pacientë të shëruar dhe dy të vdekur.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori