LAJMI I FUNDIT:

Manjani: Ndihma juridike falas në kolaps, duhet reformuar në rrënjë

Manjani: Ndihma juridike falas në kolaps, duhet reformuar në rrënjë

Në një takim të zhvilluar paraditen e sotme për ndihmën juridike ndaj qytetarëve, ministri Manjani tha se një sipërmarrje e tillë do të nisë me projektin e klinikës ligjore në mënyrë zyrtare e shtetërore. Ai foli edhe për hartimin e një projekt ligji për këtë pasi tani është vendosur një standard të ri.

Manjani pohoi se skema e sotme e ndihmës juridike falas është në kolaps dhe duhet bërë reformim në rrënjë.

“Skema e ndihmës ligjore falas është ende në kolaps. Nuk kemi gjetur ende mekanizmin e duhur për ta bërë funksionale. Duhet ta reformojmë skemën aktuale deri në rrënjë. Së shpejti në Ministrinë e Drejtësisë do të ngremë zyrën e informacionit ligjor ku do të ketë klinikë ligjore. Do ta nisim këtë projekt në mënyrë zyrtare dhe ligjore por nuk mund të zëvendësojmë gjykatat. Së shpejti të kemi një projekt ligj të ri me skemë të re me një model të ri të një vendi anëtar të BE-së që të garantojmë këtë . Është çështje standardi dhe jo na pëlqen apo s’na pëlqen, duhet ta bëjmë”, tha ministri Manjani. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori