Manchester United ka aktivizuar një plan urgjent për të transferuar ish-yllin e Chelseat pas lëndimit të rëndë të Lisandro Martinez.
United pësoi humbje me rezultat 2-0 ndaj Crystal Palace të shtunën, por përveç disfatës, lajm i keq ishte edhe lëndimi i Martinez, i cili u desh të largohej nga fusha me lot në sy dhe me barelë.
Pas ndeshjes Ruben Amorim tha se në bazë të situatës duket se lëndimi i tij nuk është aspak i lehtë.
Sipas raportimeve nga Spanja, Amorim po synon transferimin e Andreas Christensen i cili po vlerësohet si një opsion interesant për Man United.
Tutje, Amorim beson se profili i tij do të përshtatej në mënyrë perfekte në skemat e tij defanzive.
Christensen mund ta konsiderojë seriozisht ndërrimin e ambientit dhe Amorim beson se ai mund të sjellë eksperiencë dhe stabilitet në një ekip që ka vuajtur shumë në fazën defanzive këtë sezon.
Barcelona në anën tjetër është e hapur ndaj shitjes së tij, me raportimet që pretendojnë se blaugranasit do të pranonin një ofertë prej 12.5 milionë eurosh.
Christensen fillimisht e nisi karrierën tek akademia e Chelseat ku pastaj u bë pjesë e ekipit të parë të tyre, para se të transferohej tek Barcelona si lojtar i lirë në vitin 2022./Telegrafi/