Afati kalimtar i janarit është në ditët e fundit gjersa sa vjen e po bëhet më interesant.

Një prej ekipeve më të pasura në botë, Manchester City si duket nuk do të ndalet së sjelli lojtar të ri.


Citizens tani po kërkojnë shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese të Chelseat, Eden Hazard.

hazia

Për sulmuesin e krahut, i cili u shpall lojtar i vitit në sezonin e kaluar, janë të gatshëm të paguajnë rreth 170 milionë euro.

Kështu së paku raporton Sunday Mirror, e cila shkruan sot se në garë për shërbimet e yllit belg është edhe Real Madridi.

Madje, kjo e fundit po kërkon ta rifreskojë skuadrën dhe pritet të ketë aktivitet të madh në afatin kalimtar të verës.

Theksojmë se lideri aktual i ligës elitare angleze ishte në garë për Alexis Sanchezin, por kishte refuzuar të paguante pagën e lartë të kilianit dhe ishte tërhequr nga gara. /Telegrafi/

telegrafi sport app