Skënderbeu ishte mburojë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën, tha të martën ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Në 620 vjetorin e lindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit, diplomati shqiptar u përkul para monumentit të Skënderbeut në Prishtinë.


“Kjo është një ditë e rëndësishme për kombin shqiptar. Është 620 vjetori i ditës së lindjes së heroit tonë kombëtar, Skënderbeu figura madhore e vendit tonë, një figurë para së cilës ne përkulemi me respekt dhe mirënjohje.

Ajo çka na ngelët është që brezat tanë të rinj të edukohen me frymën e krenarisë me gjithçka na la heroi jonë kombëtar, Skënderbeu, ishte një mburojë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën. Kjo është shumë e rëndësishme dhe në ditët e sotme që po kalojmë të gjithë së bashku”, tha ai.