Heather Leroux nga Sydney i Australisë, ka mbetur e befasuar kur ka parë së djali saj Leo, kishte futur në makinën lodër dy tamponë.
Fëmija i ka gjetur produktet higjienike, në çantën që nëna tij e kishte lënë në dysheme dhe ka menduar se janë bateri, transmeton Telegrafi.
“Më pyeti se a ia kam blerë bateritë dhe unë i thash që t’i kërkojë në çantë. Nuk është krejt faji tij”, ka treguar Leroux për veprimin e të birit.
Rasti që është postuar në rrjetin social, ka marrë shumë pëlqime dhe komente. /Telegrafi/