Një grua nga Ontario u ribashkua me macen e saj të dashur pas 7 vitesh e 4 muajsh nga humbja e tij, falë mikroçipit të kafshës.
Shoqata Humane Windsor/Essex tha në rrjetet sociale se macja, e quajtur Julio, u zhduk në nëntor të vitit 2017.
Streha tha se Julio “disi arriti t’i shmangej kapjes” pavarësisht se kishte një mikroçip dhe se pronarja e tij kishte bërë një kërkim të gjerë, duke vendosur edhe njoftime publike të shumta.
Julio u shfaq në strehë gjatë fundjavës dhe iu bë një skanim për mikroçip, i cili zbuloi informacionin e pronarit të tij.
“Unë kisha humbur shpresat. Të dëgjoja që ai ishte gjallë dhe u gjet dje ishte e pabesueshme! Jam ende në shok”, tha pronarja e maces për zyrtarët e strehës.
Ajo tha se Julio po përshtatet mirë përsëri në shtëpi “ai ka qenë shumë i lumtur që është përqafuar dhe po dëgjon muzikë relaksuese për mace”.
Pronarja e Julios tha se ribashkimi pas kaq shumë kohësh është “dëshmi që nuk duhet të humbasim kurrë shpresën”. /Telegrafi/