Lushtaku largohet nga Vllaznia

Lushtaku do t’i japë fund aventurës së tij me skuadrën e Vllaznisë së Shkodrës pas problemeve financiare që ka kjo skuadër shqiptare.
22-vjeçari iu bashkua Vllaznisë gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi më parë ishte pjesë e Trepçës ’89.
Ish-anëtari i Drenicës dhe Trepçës ’89 nuk ka vendosur ende se ku do ta vazhdoj karrierën, por sigurisht ofertat nga skuadrat kosovare në drejtim të tij nuk do të mungojnë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/12/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































