Romelu Lukaku i është bashkuar Manchester United nga Evertoni si sulmuesi më i shtrenjtë në histori të klubit.
Ai u ble për 75 milionë funte dhe tani gjendet së bashku me skuadrën në Los Angeles, ku do të punojë përsëri nën urdhrat e Jose Mourinhos.
“Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që të jem pjesë e historisë. Është klubi më i madh në botë dhe nuk kam menduar dy herë për të nënshkruar”, ka thënë Lukaku për ESPN.
Lukaku do të krahasohet me disa nga sulmuesit më të mëdhenj të historisë së Ligës Premier që nga viti 1992, kur edhe e mori këtë emër.
Që nga ajo kohë janë fituar 13 tituj, ndërsa më poshtë janë 10 sulmuesit që të mirë që i kanë pasur Djajtë e Kuq në skuadër. /Telegrafi/
10.Teddy Sheringham
Manchester United (1997-2001; 31 gola në Premier; 46 në total)
9.Dimitar Berbatov
United (2008-2012; 48 gola në Premier; 56 në total)
8.Robin van Persie
(United 2012-2015; 48 gola në Premier; 58 në total)
7.Mark Hughes
(United 1980-1986 dhe 1988-1995; 35 gola në Premier; 163 në total)
6.Dight Yorke
(United 1998-2002; 48 gola në Premier; 65 në total)
5.Ole Gunnar Solskjaer
(United 1996-2007; 91 gola në Premier; 126 në total)
4.Ruud van Nistelrooy
(United 2001-2006; 95 gola në Premier; 150 në total)
3.Andrew Cole
(United 1995-2001; 93 gola në Premier; 121 në total)
2.Eric Cantona
(United 1992-1997; 64 gola në Premier; 82 në total)
1.Wayne Rooney
(United 2004-2017; 183 gola në Premier; 253 në total)