Luis Enrique është një nga trajnerët më të mirë në botë padyshim, por edhe më i dashuri nga tifozët e futbollit pasi ai ka komunikim të vazhdueshëm me ta.

Trajneri i Përfaqësueses spanjolle shpesh herë futet 'live' në 'Twitch' për të biseduar me tifozët rreth temave të ndryshme.


Ai i tregoi tifozëve se është një përdorues i rregullt i 'Fantasy La Liga', madje nuk ngurroi për t'i treguar edhe lojtarët që ka në formacion.

“Është një moment i mrekullueshëm për të folur për këtë sepse unë jam duke udhëhequr, tregojuni atyre se çfarë ekipi të madh kam”, i tha Enrique  trajnerit fizik Rafael Pol që e kishte mysafir në 'Twitch'.

Screenshot 2 88

Por duket se forma fantastike e Vedat Muriqit në La Liga nuk ka shkuar pa u vënë re nga Luis Enrique me tetë golat në 12 ndeshje nga sulmuesi kosovar.

Trajneri i 'La Roya' në formacionin e tij ka përfshirë Muriqin pasi përpos sulmuesit prizrenas në sulm ka edhe Iago Aspas, Robert Lewandowskin dhe anësorin e Real Madrid, Rodrygo.

Ndërkohë sa i përket trajnerit, Enrique ka në ekipin e tij mikun dhe ish-bashkëlojtarin, Xavi Hernandez.

Vedat Muriqi

Për reprezentuesin kosovar ky është një vlerësim jashtëzakonisht i lartë që është përfshirë në formacionin e Luis Enriques, përkundër që është vetëm një lojë.

Gjithsesi trajneri spanjoll ka vlerësuar paraqitjet fantastike të Vedatit me Mallorcan duke e marrë në 'Fantasy La Liga'.

Marca ka shkruar se Luis Enrique është një ekspert në këtë lojë pasi deri më tani ka grumbulluar 928 pikë në vetëm 14 ditë. /Telegrafi/

telegrafi sport app