LAJMI I FUNDIT:

“Lufta ndaj kultivimit të kanabisit”, Balla: Po bashkëpunojmë me Policinë Ushtarake

“Lufta ndaj kultivimit të kanabisit”, Balla: Po bashkëpunojmë me Policinë Ushtarake

Ministri i Brendshem, Taulant Balla ka kryer homazhe në nder të ish-Drejtuesit të Lartë të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj, që u nda nga jeta një ditë më parë.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Balla u shpreh sa i takon operacionit të ditës së shtunë ku në repartin në Zall Herr u konstatuan 125 rrënjë bimë narkotike, ka qenë një bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe asaj Ushtarake.

Sakaq, Balla ka bërë thirrje që askush të mos bjerë pjesë e politikës, pasi rezultatet po vazhdojnë.


“Goditja e ligjit përkundrejt çdo veprimtarie kriminale, do të vazhdojë. Ndërkohë që dua t’ju bëjë me dije që në operacionin që ne kemi ndërmarrë në shkallë kombëtare kundër kultivimit të lëndëve narkotike, në rastin në fjalë kemi pasur një bashkëpunim shumë të shkëlqyer edhe me policinë ushtarake, edhe në atë koordinatë kemi vepruar të dyja së bashku, Policia e Shtetit dhe Policia Ushtarake. Prandaj, do ju lutesha të mos binit në grackat që mundohen të ngrenë një palë kundër një pale, një pjesë e politikës kundër një pjese tjetër. Por duhet të kuptojmë që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi rezultate në këtë operacion ku janë përfshirë më shumë se 6 mijë forca të policisë së shtetit dhe ushtarake”, u shpreh ai./abcnews.al

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori