LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qeveria harxhon për luks, por nuk miraton rritjen e pagave për qytetarët

LSDM: Qeveria harxhon për luks, por nuk miraton rritjen e pagave për qytetarët

“Refuzohen amendamentet për paga më të larta. Qeveria do të harxhojë për mobilje dhe vetura të shtrenjta për funksionarët”, kështu akuzojnë qeverinë nga partia opozitare LSDM.

Nga LSDM pohojnë se politikat anti-sociale të Mickoskit do të rezultojnë që punëtorët të bëhen fuqi e lirë e punës. Kjo ilustrohet me pohimet se LSDM-ja dorëzoi propozimligjin për rritje të pagës minimale në 450 euro, por që ishte refuzuar nga OBRM-PDUKM-ja.

“Derisa OBRM-PDUKM refuzon amendamentet për paga më të larta, njëkohësisht rrit paratë e buxhetit për mobilje dhe automjete luksoze për funksionarët. Qeveria granit para për vete, mjetet i ka ridestinuar për luks të funksionarëve dhe ministrave. Populli le të vuajë. Për automjete të rjea do të harxhohen 7.5 milion euro, për mobilje të reja 1.5 milion euro, për shërbime të dakorduara 80 milion euro. Absurde. Blerja e makinave luksoze, mobilje dhe rritje të shërbimeve për funksionarët derisa me mijëra familje pyesin se si do ta mbijetojnë muajin? Ky është buxhet për qeverinë, e jo për popullin. S`ka investime, s`ka zhvillim, s`ka mbështetje për qytetarët”, deklaruan nga LSDM.


Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori