LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar për borxhin e ri të Maqedonisë prej 10,4 milionë eurove. Ata thonë se ministri teknik, Kiril Minoski duhet t’u shpjegojë qytetarëve pse sot mori borxh të ri, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në aukcionin e sotëm të letrave vendore me vlerë, Ministria e Financave nënshkroi borxh të ri prej 20,9 milionë euro, edhe pse këtë javë kthyen vetëm 10,5 milionë euro. Paralajmërojë se vijon periudhë në të cilën do të hetohen të gjitha borxhet jotransparente dhe në kurriz të qytetarëve. Për gjithë keqpërdorimet eventuale të parave të qytetarëve do të ketë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/