Site icon Telegrafi

Lopez përgënjeshtron pohimet se ka përdorur aktore zëvendësuese për skenat e nxehta në “Hustlers”

Jennifer Lopez (Foto: Jason Koerner/Getty Images for iHeartRadio/Guliver)

Jennifer Lopez e ka bërë të qartë se nuk ka përdorur një dublere (aktore zëvendësuese) për skenat e nxehta në filmin “Hustlers”.

Gjatë një interviste në emisionin“The Tonight Show with Jimmy Fallon”, 50-vjeçarja ka thënë se shumëkush e kishte pyetur se kush ka qenë aktorja zëvendësuese për skenat e vallëzimit.

“Jo, jo!”, ka reaguar ajo lidhur me pretendimet se ka përdorur dublere. “I kam disa mavijosje, kam bërë fotografi për ta dëshmuar!”, ka sqaruar aktorja dhe këngëtarja.

“Po ashtu, i thash regjisorit… është një moment kur shkoj nga lart poshtë… dhe i thash: ‘Nuk më intereson nëse dukem si një lakuriq nate e varur me kokë poshtë, apo nëse më përplaset fytyra, sigurohu ta kapësh momentin! Nuk dua që askush të mendojë se bëhet fjalë për një dublere’. Nuk ka dublere në këtë film!”, ka qartësuar Lopez.

Për më shumë, ajo i ka treguar nikoqirit të emisionit se skena më e nxehtë e filmit as që ka qenë në skenar. Skena ishte përfshirë, pasi J.Lo e kishte kërkuar atë. /Telegrafi/

Exit mobile version