Trajneri i njohur në hendbollin tonë, edhe në periudhën 2007/2012 kishte drejtuar përfaqësuesen tonë.
Llazari pasi ka falënderuar krerët e FHK-së për besimin e dhënë, premtoi punë dhe angazhim maksimal në mënyrë që të Kosova të ketë një skuadër të denjë.
“Sigurisht se nevojitet punë e madh nga të gjithët duke filluar nga FHK-ja, e në veçanti nga klubet, të cilat duhet të punojnë në mënyrë profesionale, sepse Kosova ka talent, por duhet punuar sistematikisht dhe në mënyrë profesionale në mënyrë që sukseset të mos mungojnë”, ka thënë Llazari.
Ai është i bindur se punën që do të bëhet Kosova do ta krijoj një skuadër të fortë dhe të gatshme për sfidat që do të vijnë. /KosovaPress/