LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli thyen rekordin e madh të Arsenalit në “sezonin e pamposhtur”

Liverpooli thyen rekordin e madh të Arsenalit në “sezonin e pamposhtur”
Mohamed Salah dhe Thierry Henry (Foto: B/R Football/Twitter)

Liverpooli ka arritur të kurorëzojë sezonin e mirë edhe me një rekord të radhës në Ligën Premier.

Reds arritën ta fitojnë ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Bournemouthit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 29-të në kampionatin elitar anglez.

Fitorja e ekipit të Jurgen Klopp u mundësua nga golat e Mohamed Salah (25’) dhe Sadio Mane (33’), të cilët zhvlerësuan golin e Callum Wilson (9’).


Liverpooli u kthehet fitoreve dhe marshon drejt titullit në Angli
Lexo po ashtu Liverpooli u kthehet fitoreve dhe marshon drejt titullit në Angli

Me këtë fitore, Liverpooli ka arritur në kuotën e 27 fitoreve, një barazimi dhe një humbje.

Fitorja e 27-të deri më tani këtë sezon do të thotë se Reds kanë arritur të kalojnë rekordin e Arsenalit me 26 fitore brenda një sezoni.

Treshja ‘vrasëse’ e sulmit të Liverpoolit (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Rekord i Topçinjve ishte në sezonin e njohur si ‘Invincibles’ apo sezonin si të pamposhtur më 2003/04.

Ndryshe, Liverpoolit i nevojiten vetëm edhe tri fitore nga nëntë ndeshjet e mbetura për t’u shpallur kampion para kohe në këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori