Liverpooli dhe Chelsea do të ndeshen mes vete në Superkupën e Evropës, në finalen e parë angleze në histori të kësaj gare.
Vodafone Arena është stadiumi i gjigantit turk, Besiktas, i cili do të presë dy klubet angleze në finalen e madhe të Superkupës së Evropës.
Liverpooli si fitues i Ligës së Kampionëve dhe Chelsea si triumfues në Ligën e Evropës do të ndeshen mes vete nga ora 21:00.
Trajnerët Jurgen Klopp dhe Frank Lampard kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe synojnë të bëhet më të mirët e Evropës.
Sipas mediave angleze dhe evropiane, të dy trajnerët thuajse kanë bërë gati formacionet dhe pritet të luajnë me skemat e tyre të përhershme dhe pa befasi.
Dilemat e vetme të dy trajnerëve janë në mbrojtje. Te Liverpooli, Joe Gomez shihet si favorit para Joel Matip, ndërsa te Blutë është Marcos Alonso para Emerson Palmierit.
Liverpool (4-3-3): Adrian; Alexander-Arnold, Gomez, van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mane
Chelsea (4-2-3-1): Kepa; Azpilicueta, Christensen, Zouma, Alonso; Jorginho, Kante; Pedro, Mount, Pulisic; Giroud
/Telegrafi/