Kosova ka barazuar pa gola ndaj Rumanisë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për kualifikimet për Euro 2024.


12/09/2023 21:07

17' Tifozët rumun me parulla dhe thirrje politike: "Kosova është Serbi. Gjyqtari francez ndërpret ndeshjen.

Screenshot 12 9

16/06/2023 22:43-Mbyllet ndeshja

16/06/2023 22:38-Rast i artë i lëshuar nga Muriqi

Vedat Muriqi lëshoi një mundësi të mirë për gol. Ai mori asistim nga Zhegrova, por gjuajtja e tij nga pesë metra shkoi mbi portë.

16/06/2023 22:37-Gjashtë minuta lojë shtesë

Gjyqtari kryesor ka dhënë gjashtë minuta lojë shtesë në stadiumin "Fadil Vokrri", shpresojmë në një gol nga Kosova.

16/06/2023 22:33

85' Bie paksa ritmi i lojës, kur po ecim drejt minutave të fundit.

16/06/2023 22:24

78' Zhegrova sërish rrezikon nga distanca me një gjuajtje të bukur, por Moldovan bëri super pritje.

16/06/2023 22:22

76' Rumania tentoi me Sorescun të shënojë nga distanca, por Aro Muric ishte në vend.

16/06/2023 22:18-Anulohet goli

Gjyqtari pas e rishikoi rastin në VAR, vendosi për anulimin e golin, pasi Bersant Celina është llogaritur në pozitë jashtë loje para se të harkonte.

16/06/2023 22:14-GOOOOOOOOOL

69' Edon Zhegrova shënon me kokë pas dy raste të Kosovës. Bersant Celina harkoi bukur në zonë. 

16/06/2023 22:03

58' Super aksion individual i Mërgim Vojvodës, kalon dy lojtarë, por goditja e tij shkoi në duart e portierit rumun.

16/06/2023 22:00

54' Rumania rrezikon nga goditja e këndit, por tanët largojnë rrezikun.

16/06/2023 21:52

46' Milot Rashica lëshon fushën, në vend të tij Edon Zhegrova.

16/06/2023 21:51

46' Fillon pjesa e dytë në 'Fadil Vokrri'.

16/06/2023 21:34

45+3' Kosova me super rast. Super goditje e Bersant Celinës, por portieri rumun Moldovan, me shumë mund largon topin.

16/06/2023 21:31

45' Sërish aksion i bukur nga e djathta, Rashica harkon në zonë por topi nuk shkon te Muriqi.

16/06/2023 21:24

39' Coman rrezikon për Rumaninë, por gjuajtja e tij shkon lartë mbi portë.

16/06/2023 21:22

36' Sërish Kosova afër golit. Celina harkon bukur në zonë, por goditja me kokë e Muriqit shkon jashtë.

16/06/2023 21:20

35' Rasti më i mirë deri tani. Florent Muslija gjendet mirë në zonë, gjuan por Moldovan mbron.

16/06/2023 21:18

33' Kosova po vazhdon trusnin, një aksion i bukur i Rashicës dhe Muslijës, i cili tentoi të pasojë te Muriqi, por pa sukses.

16/06/2023 21:17

32' Gabim i Kosovës në mbrojtje, por Rrahmani largon rrezikun.

16/06/2023 21:16

31' Muslija dhuron magji ndaj Staniciut, duke u futur në zonë, por gjuajtja në formë harkimi shkoi jashtë.

Screenshot 7 13

16/06/2023 21:13

28' Celina gjuan nga distanca, por goditja e tij shkon mbi portë.

16/06/2023 21:11

25' Aksion i mirë i Kosovës. Celina tenton ta gjejë në zonë Muslijën, por pasimi ishte i fortë.

16/06/2023 21:05

18' Kosova po tenton me harkime, por që nuk po e gjejnë cakun.

16/06/2023 20:54

8' Rumunët vijnë me një rast të mirë, por Puscas nuk qëllon cakun.

16/06/2023 20:53

7' Rashica i vetëm del para portës së Rumanisë, por nuk merr topin si duhet dhe rasti shkon huq.

16/06/2023 20:52

5' Ndeshja po zhvillohet normalisht, me disa pengesa në mes të fushës.

16/06/2023 20:45

1' Fillon ndeshja. Kosova me topin.

16/06/2023 20:45-Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka bërë disa ndryshime në formacion ndeshjen ndaj Rumanisë, për dallim nga dy ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2024 ndaj Izraelit dhe Andorrës.

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Paqarada, Fazliji, Dresevic, Muslija, Rashica, Celina, Muriqi.

Screenshot 4 29

Rumania: Moldovan, Dragusin, Manea, Baluta, Puscas, Stanciu (C), M. Marin, Burca,  Coman, Man, Camora.

Screenshot 5 27

16/06/2023 20:44-Gjyqtari holandez Danny Makkelie vendos për takimin Kosovë-Rumani

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, holandezi Danny Makkelie, së bashku me delegatin e ndeshjes nga Belgjika, e kanë inspektuar fushën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ata janë dakorduar që pjesa më e madhe e fushës i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjes. Lojtarët dhe gjyqtarët tashmë janë në fushë duke bërë nxehjen.

353815505 732479222215869 3143207915847388768 n

16/06/2023 20:43-Kosova apo Rumania, kush është favorit sipas basteve?

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e fundit për këtë sfidë.

Kuota për fitoren e Kosovës llogaritet 2.37, barazimi 3.10, kurse për triumfin e rumunëve kuota është 3.20.

Screenshot 1 56

16/06/2023 20:42-Situata e grupit të Kosovës para ndeshjes me Rumaninë

Dardanët e presin Rumaninë në “Fadil Vokrri” në një ndeshje ku fitorja është opsioni i vetëm, pasi çdo rezultat tjetër do ta linte pas në renditje.

Zvicra dhe Rumania kanë nga gjashtë pikë deri më tani në dy ndeshje, ndërsa Kosova është e treta me dy pikë.

Standings provided by Sofascore

16/06/2023 20:40-Vlera e ekipeve dhe lojtarëve më të vlefshëm të Kosovës dhe Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës është më e vlefshme sesa ajo e Rumanisë, para ndeshjes së vlefshme për kualifikueset për Euro 2024.

Por, cila përfaqësuese ka ekipit apo lojtarët më të vlefshëm në prag të kësaj ndeshje shumë të vlefshëm.

Lexo po ashtu...