Lirohet nga burgu Vladimir Gjuta, pritet me “Q7” dhe truproje (Video)

Vladimir Gjuta ka dalë sot në mesditë nga qelitë e burgut të Elbasanit, pasi Prokuroria urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm disa ditë më parë.
Gjuta u prit jashtë ambienteve të burgut nga të afërm dhe miq të tij, pasi ishte arrestuar dhe akuzohej për tritolin e vendosur tek farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Lad Gjuta u pritet si hero jashtë burgut ku ishin mbledhur me dhjetra persona për ta pritur, me të cilët ai u përshëndet dhe përqafua.
Gjuta u largua me një fuoristradë luksoze “Audi Q7”, me shofer dhe truproje.
Por, Prokuroria tha se, nuk ka asnjë provë ndaj tij, kështu që duhej të lirohej.
Gjuta u arrestua në muajin qershor të vitit 2015 në një operacion të forcave speciale “RENEA”, ndërsa ministri i Brendshëm dhe policia shpeshherë janë shprehur se, kishin shkatërruar një organizatë kriminale, por që pas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria ka rezultuar se gjithçka ka qenë një bllof policor.
Të enjten në Parlament, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se, tritolin tek familja Tahiri nuk e kishte vendosur Vladimir Gjuta, por Emiljano Shullazi.





















































