Nisma për Kosovën ka hapur fushatën zgjedhore në qytetin e Vushtrrisë, ku banorëve të këtij qyteti u është premtuar mirëqenie ekonomike, barazi sociale e solidaritet shoqëror, ku qytetarët do të kenë mundësi të barabarta në vendimmarrje politike, sociale, arsimore e kulturore.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e këtij subjekti për të parin e Vushtrrisë, Avdullah Vojvodën, ndërsa ka thënë se qyteti i Vushtrrisë meriton mirënjohje të madhe për mbështetjen që i kanë dhënë për 20 vjet rresht atij.
“Unë dua të falënderoj dhe të shpreh mirënjohje ndaj qytetarëve të Vushtrrisë, të cilët më kanë mbështetur për 20 vite, edhe më kanë votuar edhe më kanë mbështetur në çdo fshat të komunës së Vushtrrisë. Ne do të jemi afër këtij qyteti dhe këtyre qytetarëve, për t’i mbështetur fuqishëm me projektet tona nesër në qeverisjen lokale.
Kandidati i Nismës për kryetar të kësaj komune, Avdullah Vojvoda, ka theksuar se Vushtrria në tri mandatet e kaluara është udhëhequr nga një politikë, e cila nuk ka arritur të trajtojë problemet e qytetarëve. Ndërsa, ka thënë se së bashku me ekipin e tij do të jenë ndryshimi për Vushtrrinë.
Ai ka thënë se si kryetar komune, zhvillimin ekonomik lokal do ta orientojë në strategjinë zhvillimore 2018-2021, duke pasur në qendër qytetarin.
“Nisma është alternativë më e mirë për qeverisje në komunën tonë. Nisma për Kosovën është parti e vlerave social demokrate perëndimore dhe bazën e saj e ka në barazi dhe mirëqenie sociale të qytetarëve të saj. Nisma për Kosovën promovon zhvillimin ekonomik përmes investimeve, nga fondet publike dhe vet iniciativën biznesore për mëkëmbjen ekonomike të komunave dhe shtetit. Përkrahë dhe subvencionon bizneset private, për rritje dhe zhvillim që krijon bazë të mirë për zbutje të varfërisë”, ka thënë Vojvoda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa