Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i shoqëruar edhe nga disa kandidatë për deputetë, ka zhvilluar sonte në Kaçanik një takim me qytetarë, ku premtoi që brenda dy viteve, çdo familje do ta ketë së paku një person të punësuar.
Limaj tha se është koha që Kaçaniku të përfaqësohet me të vërtetë. Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se asnjëherë Kaçaniku nuk ka qenë më i përfaqësuar dhe me shumë kompetenca sesa me Nismën për Kosovës. Ndërkohë që tha se për herë të parë Kaçaniku do të jetë pjesë e qeverisjes më të vërtetë.
“Asnjëherë Kaçaniku nuk ka qenë me i përfaqësuar e ma fuqiplotë, e me plot kompetencë sesa me Nisma për Kosovën. Për herë të parë Kaçaniku përnjëme do të jetë pjesë e qeverisë, ama bash pernjëme, e jo si kukull atje, por përnjemend”, tha ai.
Po ashtu, Limaj kaçanikasve u premtoi se për dy vitet e ardhshme çdo familje do të ketë një të punësuar.
“Me neve në qeveri, kemi planifikuar që brenda dy viteve të ardhshme të gjithë ata njerëz, të cilët mund të punojnë dhe ato familje që se kanë asnjë njeri në punë brenda dy viteve të punësohen”, tha ai.
Para qytetarëve të Kaçanikut, Limaj paraqiti edhe prioritete e kësaj partie, ku sipas tij prioritet është krijimi i fondit të vetëpunësimit, fuqizimi i sektorit të bujqësisë dhe punësimi i një anëtari për secilën familje.
Agim Çaka, kryetar i degës së Nismës në Kaçanik, tha se ky qytet ka ditur gjithmonë të rreshtohet drejt proceseve, të cilat kanë qenë në dobi të Kosovës.
“Kaçaniku në periudha të ndryshme gjithmonë ka ditur të rreshtohet drejt proceseve të cilat ishin në dobi të vendit. Në zgjedhjet e fundit parlamentare me votën tuaj futet në Parlamentin e Kosovës subjektin më të ri Nismën për Kosovën, ata deputet të cilët me votën tonë i dërguan në parlament në vazhdimësi ishin zëri ynë, për ta dërguar deri në fund besimin që i kishim dhënë gjatë fushatës, nga ata morëm premtime dhe e mbajtën fjalën”, tha ai.
Ai shtoi se pasi të hyni në qeveri nga qytetarët e Kaçanikut është një kërkesë, e ajo sipas tij është “ndryshimi i keqqeverisjes”.
Ndërsa, Valdete Dushica-Bajrami, kandidate për deputete, tha se Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të qeverisin ndryshe nga ata që i kanë qeverisur më herët.
“Sa e nevojshme është që Nisma të jetë në Kuvend, po aq e nevojshme është që Nisma të jetë në qeveri dhe tashmë ne do të jemi pjesë e qeverisë. Ku qeverisja Limaj dhe Haradinaj do të qeverisë ndryshe nga ato të cilat i kemi pasur më herët”, tha ajo, raporton KosovaPress./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa