Ligji për shtetësinë e Maqedonisë, përplasje mes opozitës shqiptare dhe MPB-së
Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas vlerësimit negativ që ka dhënë Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) lidhur me një mendim që ajo ka kërkuar nga ky dikaster sa i përket ndryshimeve të propozuara në Ligjin për shtetësinë.
Koalicioni i dy partive opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë propozuar lehtësira të shumta për marrjen e shtetësisë për të gjithë personat që ende nuk e kanë zgjidhur këtë problem edhe 30 vjet nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut.
MPB-ja në mendimin e saj të prezantuar në mediat lokale, e ka vlerësuar si anti-ligjor propozimin që e drejta e shtetësisë të fitohet përmes dëshmitarëve, se personat pa shtetësi kanë jetuar në këtë vend që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991. Mendim negativ është dhënë edhe për propozimin për shkurtimin e viteve për fitimin e shtetësisë në bazë të natyralizimit, në bazë të martesës, por edhe lehtësira tjera që janë propozuar nga opozita shqiptare.
Kjo ka bërë që partitë shqiptare në opozitë të drejtojnë akuza ndaj MPB-së, ndërsa kanë kërkuar mbështetjen e partive tjera për miratimin në kuvend të variantit të propozuar.
“MPB-ja është institucioni i cili plotë tre dekada ka shkelur të drejtat njerëzore të shqiptarëve për marrjen e shtetësisë… ne presim që ky propozim të miratohet në kuvend, pasi aty duhet të kalojë vendimi final, sigurisht se do të ketë amendamente nga të gjitha partitë politike, pastaj të bëjmë harmonizimin e tyre dhe përfundimisht të miratojmë këtë ligj. Pra, gjithë qytetarët që jetojnë këtu që nga shpallja e pavarësisë, më 8 shtator të vitit 1991, atyre duhet t’u takojë e drejta e shtetësisë”, ka deklaruar Skender Rexhepi, kryetar i Grupit Parlamentar të opozitës shqiptare.
Ai thotë se numri i personave pa shtetësi është i madh, por shifra e saktë sipas tij do të dihet në rast se miratohen ndryshimet.
“Ky numër del shumë i madh. Ne flasim për dhjetëra-mijëra njerëz të cilëve u takon e drejta e marrjes së shtetësisë. Por, numrin e saktë të atyre që nuk kanë shtetësi do ta dimë me miratimin e këtij ligji, me aplikimin e atyre për të marrë shtetësinë. Imagjinoni, së shpejti do të bëhen plotë dekada nga pavarësia dhe ne ende kemi njerëz që tani kanë kaluar moshën 70 vjeçe dhe ende nuk kanë shtetësi”, thotë Rexhepi.
Reagime nga qytetarët pa shtetësi ka pasur në vazhdimësi. Ata janë ankuar për refuzimin e tyre nga institucionet edhe pse me vite të tëra jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Ka raste kur gjysma e anëtarëve të një familjeje janë të pajisur me dokumentin e shtetësisë, e gjysma tjera janë privuar nga kjo e drejtë.
“Dy vëllezërit nuk kanë shtetësi, sikur që nuk kanë as bashkëshortet e tyre. As prindërit e mi nuk kanë pasur shtetësi edhe pse kanë jetuar në Maqedoni, por që të dy kanë ndërruar jetë pa marrë dokumentin e shtetësisë. Mjekimi i tyre deri në vdekje është paguar i tëri privatisht. Por, kemi edhe familje tjera të kushërinjve që jetojmë së bashku në këtë lagje të Kumanovës dhe komplet familja e tyre nuk kanë shtetësi”, shprehet Afrim Sefedini nga Kumanova, i cili të drejtën e shtetësisë thotë se e ka fituar pas tetë vjetësh bredhje nëpër zyrat e institucioneve./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama takohet me zyrtaren e TikTok-ut në Davos: Në mungesë të garancive, së shpejti mbyllim aksesin
Andonovski: Strategjia e sigurisë kibernetike është një moment historik në procesin e transformimit dixhital të vendit
Kurti kujton presidentin historik Rugova: Një lider i madh që formoi të ardhmen e Kosovës
Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë