“Radiocorriere”, më 17 gusht të 1968, në faqet 34-35 ka publikuar një shkrim të gazetarit Gianni di Giovanni në lidhje me marrëdhënien speciale të regjisorit Lewis Gilbert me Bekim Fehmiu, gjatë xhirimeve të filmit “Aventurierët”. Shkrimi është si më poshtë.
Ai është duke xhiruar një film mbi jetën e plejbojit të famshëm: një mundësi e jashtëzakonshme për të arritur sukses në Shtetet e Bashkuara ku ata duan ta lansojnë atë si “egërsira që u pëlqen grave”. Ai do të ketë përkrah aktorë të njohur, nga Ernest Borgnine te Olivia De Havilland. Megjithatë, ende ndihet i lidhur sentimentalisht me heroin homerik.
“Ai është i çmendur”, bërtiti regjisori Lewis Gilbert, tani jashtë shpresës së Zotit, “ai është një i çmendur, po ju them”. Sekretarët e produksionit, zyrtarët e shtypit, ndihmësit e drejtorëve tundën kokën në shenjë pranimi. Por, regjisori Lewis Gilbert tha se nuk i interesonte pëlqimi i të tjerëve. Ai tha sërish me një zë të ngjirur: “Nesër e dua, këtu në Romë, të gjallë apo të vdekur. U kuptuam? Po, zotëria ka vendosur se në mendjen e tij është me të vërtetë Uliksi; televizioni ia ka ngulitur në tru këtij greko-shqiptari-jugosllav, le ta marrë djalli”. I rraskapitur, regjisori Lewis Gilbert u ul në një kolltuk. Gruaja e tij Hilda u ul në krahun e tij dhe i tha me zë të ulët: “I dashur, mos u bëjë i paduruar. Do të shohësh se do ta gjejnë” dhe i ledhatoi butësisht dorën. Por, burri nuk i kushtoi vëmendje.
“Gjithë faji yt”, shpërtheu ai, “po, zonjë, është i gjithë faji yt. Ti u dashurove marrëzisht me atë djalë. Ah Lewis, ti duhet absolutisht të shohësh atë film, kjo është ajo që më the. Djali ka atë hijeshi magnetike (tërheqëse) që u pëlqen grave, ma përsërite këtë. Dhe, unë si një idiot që të dëgjon, të shkoj me ty në atë kinema në Paris, ku kishe parë ‘Mbledhësit e puplave’, të zhytesh në Itali për të lansuar Bekim Fehmiun, Uliksin e televizionit, për një film që do t’i kushtojë produksionit shumë para. Të mjafton kjo tani.”
Uliksi ka fluturuar sërish dhe bravo kush e gjen. “Po si”, dhe regjisori amerikan i mbante duart në kokë, sikur t’i kishte plasur kafka, “po si? Unë e dërgoj atë në Londër për të mësuar anglisht, kësaj race fshatare, dhe çfarë bën ai? Ai largohet dhe nuk e di më se ku ka shkuar. Unë e pres atë që prej tre muajsh dhe nuk jam aspak i gatshëm ta pres, duke endur kanavacën për njëzet vjet si Penelopa. Producentët e mi, producentët e filmit, nuk kanë durimin e personazheve të Homerit. Ata njerëz ia mbështjellin leckën rreth qafës, për ta mbytur”.
Për një kohë të gjatë britmat e regjisorit bënin që muret e kartonit të teatrit të dridheshin, pastaj pasi po errësohej, ndërsa amerikani i kërkonte falje gruas së tij për ulëritjen, bie zilja e telefonit në dhomën e rezervuar për regjisorin Gilbert në një hotel të madh të Romës.
“Alo Gilbert!”. Ishte Londra në telefon: “E gjetëm. Po sonte, me pak fjalë, vetëm tani, në një pub. Si thua? Po, ai është pak i hutuar, por me pak fjalë ende qëndron në këmbë. A doni të dini se çfarë ka bërë? Epo mund të mos e besoni, por Bekimi e ka kaluar gjithë këtë kohë pa marrë as edhe një orë të vetme leksioni anglishteje. Jo, Lewis mos bërtit, dëgjo. Ai ka bërë xhiro rreth Londrës tërë ditën, për të mësuar të gjitha nuancat e gjuhës. Po, po, pas gjithë kësaj Uliksi ynë është një djalë i mire”.
Disa ditë më vonë, në Cinecittà, ndodhi ky rit. “Ju nuk jeni më Uliksi, harrojeni atë”, tha regjisori, duke i dhënë goditjen e parë të gërshërëve mjekrës së zezë e të trashë që akoma zbukuronte fytyrën e heroit homerik të ekraneve të televizionit italian. “Dhe, diçka tjetër Beky: nga ky moment emri juaj nuk është më Fehmiu, një emër që amerikanët kurrë nuk do të ishin në gjendje ta shqiptonin, por Feymu, Beky Feymu: është e qartë?”, Feymu i ri, tani pa flokë, tund kokën në shenjë pranimi. “Mirë, në rregull unë do të bëj siç thua ti”. Dhe, sigurisht që nuk mund ta kishte kuptuar në atë moment që shpesh roli e përcakton aktorin deri në pikën që e bën atë të identifikohet plotësisht me karakterin që i dha jetë, në skenë, në ekran apo para kamerave. “Beky”, përgjigjen në Cinecittà ndaj atyre që pyesin për të, “Beky, dhe kush është ky Beky? Ah, doni Uliksin e televizionit? Dhe po, natyrisht që unë e njoh atë, dreq. Shko pak më tej, po lexon (përsërit) pjesën”.
Bekimi kthehet nga prapa, i përkulur mbi një skenar, por përgjigjet menjëherë, pothuajse automatikisht: “Po, unë jam Uliksi”. Ai bën një gjest me dorën e tij, buzëqesh dhe i shkel syrin regjisorit. “Nëse ky atje më dëgjon, më vret. Vetëm këtë mëngjes ai më tha: Beky, për publikun italian ju jeni dikush, në rregull, por për publikun amerikan jeni më pak se zero, një i panjohur. Por, është më mirë në këtë mënyrë, e di? Sepse unë do të të lansoj me këtë parullë: Beky, egërsira që pëlqejnë gratë. Eh, çfarë mendon?”
Fehmiu hedh skenarin e filmit dhe bëhet i gjallë, duke bërë disa lëvizje. “Kini parasysh, unë nuk i jap goditje fatit dhe nëse ata duan të më lansojnë në Amerikë si James Dean i viteve shtatëdhjetë, unë them: në rregull. Por, unë nuk mund të ndryshoj brenda natës, kjo nuk mundet. Unë nuk jam kukull. Ata thonë se Uliksi përfundimisht do të më kushtëzojë dhe unë përgjigjem: me pak fjalë, unë u diplomova në shkollën e Artit Dramatik të Beogradit duke luajtur pjesën e Uliksit, pata suksesin më të madh në jetën time duke luajtur Uliksin në televizion, çfarë duhet të bëj tani, të harroj që kam luajtur shumë teatër grek para se të mbërrija në kinema? Ata vazhdojnë të më thonë se në këtë film do të kem përkrah meje aktorët Candice Bergen, Olivia De Havilland, Ernest Borgnine, James Mason, Charles Aznavour dhe Rossano Brazzi. Unë përgjigjem se jam i nderuar dhe i lumtur, dhe e them këtë pa ironi, e kundërta nuk do të ishte mirë. Të luash lojën aventureske të një plejboji të stilit të lartë si Porfirio Rubirosa para kamerës, nuk është punë e vogël. Por, për sa kohë që jam në Itali, unë mbetem romantikisht i lidhur me atë personazh që më zbuloi para miliona spektatorëve. Jo, jo, reagimi im nuk është sentimentalizëm, mbase është realizëm, mbase mirënjohje : le ta quajmë atë që na pëlqen por pse duhet të harroj papritur suksesin tim?”
Polemika është ndoshta pak e tepruar dhe duket vërtet falas nëse nuk merrni parasysh dramën e këtij njeriu që në këto ditë duhet të heqë qafe me forcë jo vetëm personazhin që e bëri atë një aktor të suksesshëm, por edhe të një skeme mendore në të cilën deri tani u përshtat me lehtësi. Përballë gjykimit të publikut amerikan, duke mos zhgënjyer pritjet e regjisorit dhe producentëve: këto janë problemet që shqetësojnë ish-Uliksin dhe e mbajnë atë të tensionuar dhe nervoz. Një ankth që aktori nuk dëshiron t’i rrëfejë as vetes.
“Nuk i mbyll sytë ndaj suksesit. Unë kam lindur i varfër, në Serajevë, prindërit e mi ishin nga Prizreni, një fshat shqiptar, në atë kohë. Unë isha i shtati nga tetë fëmijët. Ata më thirrën Bekim, që përkthehet Benedetto, dhe si djalosh thanë se kisha djallin në trupin tim. Por, fakti është që unë doja të dilja nga fshati dhe mjerimi dhe kur në vend erdhi një kompani, vendosa që me çdo kusht të bëhesha aktor dhe ia dola mbanë. Kam punuar shumë por gjithçka më ka shkuar mirë. Tani më intereson të jem vetvetja.”
Shihet se Fehmiu po reciton tani. Suksesi ka rëndësi për të, me të vërtetë: ai e nuhat atë, e sheh atë, e ndjek me kokëfortësi. Ai përsërit me krenari gjykimin që Lewis ka për të: “Ai është aktori më profesional dhe më i disiplinuar nga të rinjtë që kam takuar ndonjëherë. Jam i bindur që do të ketë një sukses të qëndrueshëm në ekran. Feymu është lloji i njeriut modern, me gjallëri dhe forcë të madhe karakteri, por me një nuancë mërzie dhe vetmie që ndjen trishtim. Përmbledhja e gjithë kësaj së bashku në një personazh filmi është e mundur vetëm për një aktor të shkëlqyeshëm dhe unë besoj fuqimisht se Feymu është ky aktor”.
Ndoshta regjisori nuk vuri re një gjë: që nën lëkurën e një njeriu të vrazhdë, burrit të fortë, Uliksit të guximshëm, është një i ri i qetë, i ndrojtur, i etur për t’u ndjekur, kuptuar, dëgjuar. /Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
'Ofshama' e Zake Prelvukajt! Piktorja që përcjell mesazhe të fuqishme me anë të veprave të artit (Foto)
Laboratori i Serbisë për fabrikimin e historisë
Në botë janë 548 Institute “Konfuci”
Morali dhe intelektuali
GJUHA SHQYPE
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës