LAJMI I FUNDIT:

Letra e biznesmenit shqiptar, para se të vetëvarej: Kërkoj falje, nuk e duroj më këtë jetë

Letra e biznesmenit shqiptar, para se të vetëvarej: Kërkoj falje, nuk e duroj më këtë jetë

Falimentimi i biznesit në Tiranë çoi në vetëflijim një 48-vjeçar, i cili ishte kthyer nga emigracioni dy vite më parë.

Pronari i një pastiçerie në kryeqytet, i identifikuar si Fatmir Myrtaj, i dha fund jetës duke u vetëvarur në depon e shtëpisë së prindërve të tij, në fshatin e lindjes në Palavli, Bashkia Delvinë.

Gazeta “Panorama” zbuloi letrën e biznesmenit pranë vendngjarjes


“Nuk mund ta duroja dot më këtë jetë. Gjithçka e kam humbur”, mësohet të ketë shkruar viktima në letrën që kishte lënë dhe që u gjet në vendin ku është vetëflijuar.

Myrtaj, apo siç njihej me dokumentacione me emrin Jorgo Marto, pasi ka jetuar e punuar për një kohë të gjatë si emigrant në Greqi, kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Tirana në fshatin Palavli, për të parë të atin i cili prej disa vitesh ndodhet në shtrat i paralizuar.

Pasi divorcit në shtetin grek, ku kishte shumë vjet që punonte e jetonte, ai ka vendosur të kthehet në Shqipëri. U vendos në Tiranë. Me paratë e fituara nga puna në emigracion, vendosi t’i futet rrugës së biznesit, duke hapur një pastiçeri në kryeqytet. Kjo zgjati rreth dy vjet, por biznesi mesa duket i ka ecur keq dhe nuk e ka përballuar dot financiarisht pagesën e punonjësve.

Për këtë shkak ai vendosi ta mbyllte pastiçerinë dhe ditën e enjte është drejtuar për në fshatin e lindjes për të vizituar babanë e sëmurë. Dy ditë më pas, ai vendosi t’i jepte fund jetës duke u lënë familjarëve të tij një letër ndjese për aktin e vetëflijimit.