LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi e detyron t’i jap fund karrierës në moshën 19-vjeçare njërin prej lojtarëve më premtues të Real Madridit

Lëndimi e detyron t’i jap fund karrierës në moshën 19-vjeçare njërin prej lojtarëve më premtues të Real Madridit

Cilësohej si një prej lojtarëve më premtues në akademinë e Real Madridit, por një lëndim i rëndë që pësoi në vitin 2022, e ka detyruar t’i jap fund karrierës më herët se sa kishte menduar.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Marc Cucalon, i cili sot (e martë) përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri të ditur pensionimin e tij të hershëm nga futbolli.

“Nuk e di se si ta nis këtë letër, kështu që do ta bëjë duke thënë faleminderit për secilin, nga zemra. Për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë gjatë kësaj kohe. Unë erdha në akademinë e Real Madridit në verën e vitit 2016 si fëmijë me plotë ëndrra dhe isha shumë, shumë i lumtur”.


“Dhe është e vërtetë që jeta ime ndryshoi plotësisht më 6 shtator të vitit 2022, kur u lëndova seriozisht në një ndeshje. Pas disa komplikimeve, ky lëndim më ka detyruar të marr vendimin e vështirë për t’i thënë lamtumirë futbollit”.

“Për këto dy vitet e fundit unë kam vuajtur fizikisht dhe mendërisht dhe me të gjithë qenien time dhe fuqinë jam munduar ta shijoj këtë sport sërish, por nuk ka qenë e mundur që të rikuperohem”.

“Mos më keqkuptoni, kjo nuk është një lamtumirë e dhimbshme aspak. Para së gjithash, unë kam qenë i privilegjuar që kam qenë pjesë e klubit më të mirë në botë dhe kam jetuar një ëndërr. Unë kam mësuar dhe jam rritur si person dhe si lojtar”, ka thënë ndër të tjerash Cucalon në letrën e tij.

Këputja e ligamentit kishte bërë që Cucalon në vitin 2022 t’i nënshtrohet operimit aty ku iu fut një bakter i rrallë në kërcin e kyçit, duke shkaktuar një infeksion të rrallë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori