Plazhet mahnitëse e qyteti historik i Vlorës po presin me padurim turistët dhe pushuesit e parë, ani pse këtë vit pritet që shumica prej tyre të jenë turistë vendas.
Ndonëse pandemia COVID-19 ka pllakosur gjithë botën, sektori më i dëmtuar është turizmi. Për këtë udhëheqësi i bashkisë së Vlorën bën thirrje që shqiptarët nga Kosova të vizitojnë këtë vend dhe të ndihmohet rimëkëmbja ekonomike.
Kryetari i komunës së Vlorës, Dritan Leli për KosovaPress, thotë se situata pandemike ka dëmtuar mjaft shumë këtë sektor, derisa shton se janë duke bërë përpjekje për t’i ndihmojnë bizneset e Vlorës.
“Sigurisht pandemia, pjesë shoqëruese e jetës tanimë e cila ka pllakosur gjithë planetin ka shkaktuar probleme e saj sidomos në sektorin e shërbimeve, në sektorin turistik, prandaj të gjithë së bashku jemi duke u përpjekur që t’i japim ndihmesën e duhur të gjitha këtyre bizneseve të cilat prej pandemisë pësuar dëme të konsiderueshme. Mund të themi që prej pjesës të gjithë karantinimit, të gjitha bizneset e shërbimeve, të gjitha bizneset e vendosura në territorin e bashkisë së Vlorës kanë qenë të mbyllura”, thekson Leli.
Pas daljes nga karantina, Leli thotë se bizneset kanë filluar të rimëkëmben, dhe sektori i turizmit të zhvillohet.
“Të gjitha rastet që identifikohen me COVID-19 në gjithë territorin kanë një përkujdesje të veçantë të njësive shëndetësore në qytet, të cilat janë tanimë në gjurmim të çdo rasti kontakti në mënyrë që të ndalojnë përhapjen dhe rastet në Vlorë gjatë kohës së karantinës ishin shumë pak, një numër pesë raste. Ndërkohë që tani për arsye të lëvizjes kemi një shtim të rasteve, jo shumë të konsiderueshëm, për të na trembur apo për të na bërë që të ndryshojmë sjelljen dhe të ndryshojmë strategjinë”, shton ai.
Ai shprehet optimist që sektori i turizmit do të rimëkëmbet shpejt.
“Unë them që pavarësisht dëmtimit që ka ndodhur në territorin në muajt që ka qenë në pushim, ajo që kam shpresë është që duke qenë që njësitë ose industria e turizmit në territor është e vogël nuk ka ato mekanizmat e hoteleve gjigante me shumë shtretër por është për hotelet butik, hoteleve që kanë pak personalet dhe që mund të rimëkëmben shumë shpejt, dhe të vihen në funksionalitet. Të gjitha këto më japin shpresë, ndjehem pozitiv që do të ketë një ngritje ditë pas dite të biznesit të turizmit në territor”, deklaron Leli.
Kryetari i komunës gjithashtu shton se vitin e kaluar përfundoi dhe bulevardi “Ismail Qemali”, që është shndërruar në destinacionin më të bukur të qytetit dhe që ia rekomandon qytetarëve të Vlorës dhe vizitorëve.
“Është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të Shqipërisë, ka pësuar një transformim rrënjësor kryesisht në investimet e fundit të infrastrukturës. Ne kemi realizuar në këto katër vite, dhe të cilat kanë bërë një qytet tjetër. Lungomare fantastike është një nga investimet e fundit të infrastrukturës ne kemi realizuar të cilat kanë bërë një qytet të ri, një qytet tjetër. Ku çdo kush mund të kaloj orë me fëmijët, të shëtis, të shijoj plazhin, të shfrytëzoj baret apo restorantet. Pak kush sa shqiptarët e Kosovës do të kenë ndjesinë pozitive të shëtisin në bulevardin me emrin e madh të Ismajl Qemalit të rikonstruktruktuar”, thekson ai.
Ata që duan të gjejnë lidhjen me historinë e Skënderbeut, Leli thotë se mund të shkojnë në Kaninë, e të tjerët në Lagunën e Manastirit.
Dritan Leli thekson se këtij sezoni rëndësi do t’i jepet respektimit të masave të marra nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, duke i ndjekur ato në mënyrë rigoroze që pushuesit të ndjehen të sigurt në Vlorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë