Lekaj i zhgënjyer për dështimin e seancës për Astrit Deharin

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se në ditën ndërkombëtare të studentëve nuk po arrijnë që të diskutojnë në Kuvend për një student të vdekur në burg, e që është e dyshimtë.
“Qeveria as nuk dëshiron të vijë e të dëgjojë për rastin... Një qeveri e kryeministër grindavec po na gërryen nga brenda”, tha ai.
Lekaj tha se kjo është një dështim i radhës dhe tha se nuk e di pse po kanë frikë të diskutojnë për atë që është e dyshimtë.
“Nuk dihet pse po frikësohen, kjo lë të dyshohet se diçka ka ndodh në burgun e Prizrenit”, tha ai. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































