LAJMI I FUNDIT:

Lekaj tregon pse e lëshoi Haradinaj takimin me Kurtin

Lekaj tregon pse e lëshoi Haradinaj takimin me Kurtin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka dhënë detaje se pse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka lëshuar sot takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Lekaj, i ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, tha se opozita nuk ishte ftuar nga kryeministri për të kuptuar ndonjë plan veprimi për të dalë nga situata aktuale.

“Zotëri Kurti nuk e ka ftuar opozitën që të tregojë ndonjë plan të veprimit, t’i tregojë opsionet e veta sesi dilet nga zgjidhja, ka filluar të bisedojë për Podgoricën, Sarajevën, Shkupin dhe Beogradin, dhe kështu mendoj që ka qenë jo e pranueshme për zotëri Haradinajn”, ka thënë Lekaj.


Ai ka shtuar se një gjë e tillë, ka qenë fyese për Haradinajn, dhe sipas Lekaj, me të drejtë ai e ka lëshuar takimin.

“Ka qenë mjaft fyese për Haradinajn dhe me të drejtë e ka lëshuar takimin, dhe nëse një kryeministër e fton opozitën dhe sillet në atë mënyrë, mendoj që është e papranueshme jo vetëm për Haradinajn, por për të gjithë spektrin politik”, ka shtuar Lekaj.

Lekaj ka shtuar se pozicioni i AAK-së ka qenë mbështetës i veprimeve që kanë qenë në favor të sigurisë së vendit. Madje, ai ka shtuar se edhe ftesave që kryeministri i Kosovës i ka bërë, AAK-ja u është përgjigjur pozitivisht.

Ndërkaq, ai ka theksuar se në situata të tilla, nga të cilat, rrezikohet siguria e vendit “nuk guxojmë të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

“Për ne është e papranueshme dhe ne e kemi marrë seriozisht këtë gjendje sot, ndërsa në parlament jemi marrë me çështjen e energjisë, është dashur që sot Kryeministri në parlament t’i infromojë deputetët e vendit për situatën në veri”, ka përfunduar Lekaj.

Sipas Lekaj, opozita gjendet në një terr informatik, gjersa në kushte të tilla sikur sot, ai ka thënë “një kryeministër i vendit të mos jetë serioz është e pakuptimtë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Kalo në kategori