Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, thotë se barazimi i Milanit ndaj Romës (3-3) ishte zhgënjyes.

Rossonerët luajtën baras me Giallorossët në ndeshjen kryesore të xhiros së pestë të Serie A duke ndërprerë serinë e fitoreve të njëpasnjëshme.


“Është e dhimbshme që nuk fituam. Krijuam shumë raste shënimi, tash po e vazhdojmë punën”.

leao 1 (Foto: Instagram/iamrafaeleao93)

“Duam ta fitojmë secilën ndeshje, duam të mbetemi në krye të tabelës, por jam i zhgënjyer, sepse bëmë gjithçka për ta fituar takimin”.

“Jemi të përqendruar, duam ta vazhdojmë rrugëtimin tonë dhe të qëndrojmë në krye të tabelës”, ka deklaruar Leao për Sky Sport. /Telegrafi/

telegrafi sport app