Lidhja Demokratike e Kosovës e meriton fitoren në Klinë dhe ky subjekt politik do të prijë bindshëm karshi partive tjera në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor. Kështu tha sot kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa në një tubim elektoral që u mbajt në këtë qytezë ku edhe u prezantua kandidati për kryetar Besim Hoti.
“Iu shpreh bindjen time të plotë se LDK e meriton të fitojë në Klinë. E meriton të fitojë, sepse ne nuk do të lidhemi vetëm me ndryshimet. LDK nuk do të jetë vetëm ndryshim në Klinë. LDK do të jetë një qeverisje origjinale, një qeverisje që moti se ka përjetuar Klina. Me një kryetar të moderuar, të dijshëm. Me një njeri që duhet t’ia japim besimin. Me një qeverisje të pa korruptuar. Me një qeverisje që do t’i kryen me afat projektet dhe jo kështu qysh po zhagiten me vite në Klinë dhe me një qeverisje që do të mburreni. Sepse qeverisja në Klinë është qeverisje për qytetarët dhe me qytetarët. Ne si LDK e kemi marrë këtë obligim, që t’i përkrahim kandidatet tanë, t’i mbështesim me një program shumë konkret të zhvillimit ekonomik lokal. Prioritet yni do të jetë zhvillimi ekonomik, punësimi ulja e varfërisë dhe përmirësimi i mirëqenies sociale. Në këtë aspekt ne do të prijm ë karshi të gjitha subjekteve tjera politike”, tha Mustafa.
Ndërsa Fadil Gashi, kryetar i degës së LDK-së në Klinë ftoi klinasit që duke votuar kanddiatin e tyre ta largojnë nga pushteti kandidatin e PDK-së, kryetarin aktual Sokol Bashota.
“Tani më jemi të bindur komuna e Klinës, ka nevojë ta ndërrojë pushtetin dhe udhëheqjen aktuale. Ne sot, nesër, nuk do të rreshtim në punën tonë, në angazhimin tonë, që mos t’i falim asnjë minutë PDK-së dhe Sokol Bashotës në këtë komunë. Unë ju ftoj ju, sikur gjithë qytetarët e Klinës të jemi bashkë rreth kandidatit tonë. Të jemi bashkë rreth lidhjes sonë. Të jemi bashkë deri më 22 tetor dhe jo vetëm këtu të jemi bashkë edhe në udhëheqjen e komunës së Klinës ku do ta udhëheq Besim Hoti”, tha Gashi.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti, i cili ka shpalosur programin qeverisës tha se do të angazhohet, për një administratë komunale, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.
“Në qeverisjen e ardhshme lokale , do të angazhohem fuqishëm për një administratë komunale, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Prioritet do ta kemi zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Zhvillimin e bujqësisë, turizmin, infrastrukturën, ngritjen dhe përmirësimin e cilësisë në arsim, shëndetësi, shërbime publike dhe ambient të pastër dhe atraktiv për të jetuar. Strategjia dhe politikat arsimore që parashihen të zhvillohen në periudhën e ardhshme afat mesme do të jetë në funksion jo vetëm të gjithë përfshirjes, por edhe të rritjes së cilësisë në arsim dhe shëndetësi. Në fushën e infrastrukturës do të bëhen zhvillime dhe zgjerimi i mëtejmë i infrastrukturës rrugore , zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve dhe përmirësimi i gjithë shërbimeve administrative për biznese dhe qytetarë”, tha Hoti.
Ai po ashtu ka thënë se do ta rrisin nivelin e transparencës dhe llogaridhënies të shpenzimeve publike. Ndërsa premtoi edhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ndryshe Hoti i ka prezantuar edhe kandidatët për asamble komunale të Klinës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
Kompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve
Krisje raportesh tek Milani? Tre yje janë të pakënaqur me trajnerin Conceicao
Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?