Vedat Muriqi vazhdon të jetë njëri nga futbollistët më të kërkuar në Evropë.

Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit turk me fanellën e Fenerbahces.


E falë paraqitjeve fantastike me gjigantin turk, Muriqi ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane përfshirë Monacon, Tottenham Hotspur, Manchester United, Eintracht Frankfurt, Newcastle United, Napoli apo Lazio.

E skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e yllit nga Prizreni duket se janë kryeqytetasit italianë.

depophotos 16685225 16 9 1583265791

Lazio prej kohësh ka kërkuar shërbimet e Olivier Giroud, por duket se francezi ka vendosur të rikthehet në vendlindje.

Kjo ka bërë që Biancocelestët të kthejnë sytë kah Vedat Muriqi, të cilin synojnë ta afrojnë në verë.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare e vlerëson shumë bashkëkombësin e tij dhe kërkon transferimin në Olimpico.

vedat muriqi boyle gitmeyecek sans bize de gulecek

Lazio është gati të shpenzojë 25 milionë euro për ta afruar Muriqin të cilin e shohin si partnerin ideal të Ciro Immobiles në fazën ofensive.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 26 paraqitje mes kampionatit dhe kupës së Turqisë ku ka shënuar 15 gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app