Ishte viti 2016 kur ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku kishte festuar me shampanjë “liberalizimin e vizave” për qytetarët e Kosovës.
Mirëpo edhe 7 vjet, më pas shqiptarët e Kosovës nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në Evropë.
Madje, përgjatë këtyre viteve edhe pse ka pasur edhe deklarata nga vetë zyrtarët e Bashkimit Evropian, se janë përmbushur kushtet nga ana e Kosovës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Se Kosova e meriton liberalizimin e vizave e rikonfirmoi edhe i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Të mërkurën gjatë konferencës për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Lajçak tha se Kosova tanimë e meriton liberalizimin e vizave.
“Kosova meriton liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian ka thënë qartë se Kosova ka plotësuar kushtet, por kjo kërkon konsensus të 27 shteteve. Vërtetë shpresoj që nuk do të merrë shumë kohë deri në liberalizimin e vizave”, deklaroi ai.
Por në anën tjetër njohës të integrimeve evropiane, nuk mendojnë që kjo deklaratë është shkëndijë pozitive për Kosovën.
Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, pohon faktin se nuk është hera e parë që zyrtarët e BE-së, jepin deklarata të tilla për liberalizmin, por harrojnë faktin që shtetet kyçe të BE-së janë skeptike lidhur me këtë gjë.
“Nuk është hera e parë që zyrtarë të përcaktuar të Bashkimit Evropian, deklarohen se Kosova i plotëson kushtet për liberalizim të vizave kemi pasur edhe më herët deklarata të tilla. Por në anën tjetër, kur është ardhur te çështja tek agjenda e këshillit dhe marrja e vendimit ka pasur, hezitim të disa vendeve të caktuara të Bashkimit Evropian. Mirëpo nuk mundemi të themi se është diçka pozitive përderisa nuk kemi një qëndrim të çartë nga ana e Francës, Holandës apo edhe vendeve të tjera të cilat janë skeptike rreth liberalizimin e vizve. Tash më e rëndësishme është se çfarë thotë Franca, Holanda apo Gjermania sesa çka thotë Lajçak. Kjo nuk mund të konsiderohet si një shkëndijë pozitive për të ecur më tutje kjo çështje”, deklaroi Demhasaj.
Mendim të njëjtë sa i përketë kësaj çështje ka edhe profesori universitar, Arben Fetoshi.
Ai theksoi se Lajçak nuk ka thënë asgjë të re sa i përket liberalizimit, sepse deklarata të tilla kishte edhe në të kaluaren.
Sipas profesorit universitar, Lajçak me deklaratën e tij e ka konfirmuar padrejtësinë e BE-së kundrejt qytetarëve të Kosovës.
“Si diplomat që është Lajçak nuk ka thënë asgjë të re sa i përket liberalizimit të vizave. Me deklaratën e tij sot ai e ka konfirmuar padrejtësinë që BE-ja po i bën qytetarëve të Kosovës, sepse siç e dimë, Komisioni dhe Parlamenti Europian ka kohë që e kanë konstatuar përmbushjen e kritereve dhe e kanë mbështetur heqjen e regjimit të vizave. Vendimi për liberalizim po mbahet peng nga Këshilli për shkak të qëndrimit kundër të disa shteteve anëtare, por përtej kësaj duket se është kthyer në mjet presioni ndaj Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë. Prandaj, është e vështirë të parashikohet se kur mund të ketë lëvizje, megjithëse tashmë është vetëm çështje e vullnetit të Francës, pas të cilës do të dakordoheshin edhe ca shtete të tjera hezituese”, theksoi Fetoshi.
Ndërkaq sa i përket çështjes së Asociacionit, Demhasaj thotë se Qeveria mund të ketë presion të madh që ta pranojë një Asociacion në këmbim të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“Të dy emisarët edhe Escobar nga Washingtoni dhe Llajçak kanë ardhur me kërkesa të qarta ndaj Kosovës. Pra që duhet të krijohet Asociacioni. Po duket kështu në bazë të deklaratave që po i bëjnë këta të fundit në Kosovë. Dhe kjo me gjasë po ndodhë që këta po pretendojnë një marrëveshje, apo një Asociacion që nuk e shkelë kushtetutën. Kurse ne në anën tjetër e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë se Asociacioni në bazë të marrëveshjes së Brukselit që është arritur atje, e shkelë Kushtetutën e kjo tash mbetet të shihet. Me gjasë presioni është i madh që Qeveria këtu ta pranojë Asociacionin në këmbim të njohjes reciproke në mënyrë që këto dy çështje me e përmbyllë dialogun Kosovë-Serbi dhe me u arritë marrëveshja finale”, tha ai.
Demhasaj përjashton faktin që të bëhet një asociacion me rregullat dhe kushtet që i vendos Kosova në këtë rast.
“Të gjendet një Asociacion që mund të pajtohen të dy palët është e pamundur po thuajse. Për shkak se qëndrimet momentale se çfarë po kërkon Serbia dhe çfarë po kërkojmë ne si Kosovë në këtë kanë shumë dallim të madh. Prandaj unë mendoj që ka me pas presion që me u gjet një model, çfarëdo modeli që ekziston në botë madje u përmend edhe nga vetë emisarët që ka modele të ndryshme të krijimit të asociacionit që munden të merren për bazë. Pra do të ketë presion për ta krijuar Asociacionin, jo si dojm ne por me atë se çfarë po kërkojnë serbët, që në kudër të kësaj të kemi një njohje reciproke”, përfundoi Demhasaj.
Kurse sipas Fetoshit, edhe nëse bëhet një Asociacion i tillë duhet të bëhet pa kompetenca ekzekutive, që nuk do ta cenonte rendin kushtetues në Kosovë.
Tutje ai konsideron se nëse Asociacioni bëhet e nuk ndodhë njohje reciproke, atëherë qëllimi i tyre do të arrihet që Kosova të mbetet një vend i dështuar si subjekt ndërkombëtarë.
“Nëse emisarët e lartë ndërkombëtarë nuk bëjnë presion për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe do të ishte lajm shumë i mirë, sepse Kosova i ka bërë kompromiset e dhimbshme për hir të paqes dhe normalizimit të raporteve me Serbinë. Një asociacion pa kompetenca ekzekutive, që s’do ta cenonte rendin kushtetues të Kosovës mendoj se do të mund të pranohej, por vetëm me kushtin që kjo të përfshihet në marrëveshjen finale për njohjen reciproke. Përndryshe, nëse Kosova e krijon asociacionin pa marrëveshjen finale, Serbia do të vazhdojë me kërkesa të tjera, sepse qëllimi i saj mbetet një Kosovë e dështuar si subjekt ndërkombëtar”, u shpreh Fetoshi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova