LAJMI I FUNDIT:

Lajçak takon Bislimin, koordinohen për hapat e ardhshëm të procesit të Dialogut

Lajçak takon Bislimin, koordinohen për hapat e ardhshëm të procesit të Dialogut

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron në Kosovë, ka takuar edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.

Përmes një statusi në Twiter, Lajçak bëri të ditur se ka biseduar për hapat e mëtutjeshëm rreth procesit të dialogut.

“Me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi, kisha një diskutim të thelluar për takimin e javës së kaluar në Bruksel dhe rreth përgatitjes për hapat e ardhshëm të procesit të Dialogut”, ka shkruar Lajçak.


Gjatë ditës Lajçak është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.