Cilësia e verërave të Kosovës po pëlqehet nga konsumatorët brenda dhe jashtë vendit. Vlera dhe shija e tyre po matet në laboratorin e verërave në Rahovec.
Laboratori është i akredituar në bazë të standardit 17025 që nga viti 2014.
“Në laborator bëhet testimi i verërave, si për eksport edhe për import të verës. Në laborator vinë mostrat, shifrohen dhe në laborator më pas testohet vera. Në bazë të parametrave fiziko-kimik të verës, lëshohet certifikata për eksport ose import të verës”, tregon Selami Vuçitërna, menaxher i laboratorit.
Në këto anë punohet me shumë përkushtim nga vreshtarët rahovecianë.
Njëri nga ta është edhe Hilmi Daka, i cili merret me kultivimin e rrushit tash e katër dekada.
“Unë tani edhe pajisjet i kom të përsosura edhe jam i kënaqur me rendimentet. Këtë vit i kam katër hektarë me vreshta dhe jam tejet i kënaqur edhe me sasinë e edhe me cilësinë”, tregon Daka.
Ky vreshtarë nuk i fshehë edhe fitimet që sjell vreshtaria.
“Shumë jemi të kënaqur. Me këto vreshta çka i kemi e çka na kanë lënë të parët mbajmë familje, shkollojmë fëmijë dhe kryejmë gjitha obligimet”, thotë ai.
Por, ky ka një brengë dhe sipas tij të rinjtë nuk po shprehin interesim të madh për vazhdimin e traditës në vreshtari.
“Krejt kanë llogari të merren me kultivimin e rrushit. Por, kjo rini nuk dëshiron të niset, si ne që jemi në moshë. Ata po kërkojnë vetëm ku është me lehtë të fitojnë”, thotë Daka.
Ky vreshtarë i vjetër ka frikë se në tokat e Rahovecit pas disa viteve mund të mos ketë vreshta. Që kjo mos të ndodh, po kujdeset Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Nga viti 2010, Ministria e Bujqësisë ka mbështetur fermerët vreshtarë dhe kompanitë prodhuese të verës me mbi 20 milionë euro.
Fermerët vreshtarë mbështeten për mbjelljen e vreshtave të reja me grante 60 për qind nga Ministria e Bujqësisë dhe me 40 për qind nga fermeri. Gjithashtu, vreshtarët subvencionohen në baza vjetore me nga një mijë euro për hektarë në emër të mirëmbajtjes së vreshtave.
Mbështetje ministria jep edhe për prodhuesit e verërave.
Kompanitë prodhuese të verës mbështeten me grante 50 për qind me 50 për qind. Gjithashtu kompanitë prodhuese mbështeten edhe me 0.04 cent për litër verë të prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi