Kylie Jenner është ndër figurat më të njohura ndërkombëtare, për të cilën flitet anembanë botës.

Ajo gjatë ditës së djeshme (e premte) ka ndarë me fansat imazhe të shumta, ku dukej mjaft tërheqëse, shkruan Daily Mail.


23-vjeçarja u shfaq në fotografitë e publikuara në Instagram, me një bluzë të shkurtër që i theksonte barkun e sheshtë.

kyliejenner 122088163 850174475749884 5153081216738396998 n (Foto: Instagram)

Për t’u kombinuar, ajo kishte zgjedhur që të vesh një palë pantallona të gjëra, që ishin me ngjyrë të zezë.

Derisa merrte poza të ndryshme para kamerës, bukuroshes brune i është vënë në pah edhe një çantë e vogël në dorë.

kyliejenner 122386421 679336282719830 6452451070176152219 n (Foto: Instagram)

Padyshim që imazhe të tilla morën mijëra pëlqime dhe komente nga 198 milionë ndjekësi e saj.

Kohëve të fundit emri saj është lakuar mjaft shumë në faqet rozë, pasi po aludohet se është rikthyer me Travis Scott. /Telegrafi/

kyliejenner 122179040 205389584318235 1387008926255777708 n (Foto: Instagram)