LAJMI I FUNDIT:

Kushaj: Grevistëve presion po iu bëhet vetëm nga inspektorët e arsimit

Kushaj: Grevistëve presion po iu bëhet vetëm nga inspektorët e arsimit

Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevistë të SBASHK-ut, ka thënë se deri më tani grevistët janë këmbëngulës të shkojnë në grevë dhe se presioni po iu bëhet vetëm nga inspektorët e Arsimit.

Kushaj gjatë konferencës për media tha se disa punë nëpër objektet shkollore janë lejuar nga sindikata, pasi ato punë siç tha ai kanë të bëjnë me përgatitjet për fillimin e procesit mësimor.

“Si Këshill grevistë marrim informata. Deri tani grevistët janë në grevë dhe janë këmbëngulës të shkojnë në grevë. Në takimin që e kemi pasur më 24 gusht me udhëheqësit e asociacionit të komunave, drejtorët e Arsimit kemi lejuar disa punë që kanë qenë para datës që ne të hyjmë në grevë. Punët që i kemi lejuar janë të operatorëve ekonomik që janë në rindërtim shkollash, në përgatitje të objekteve shkollore për fillim të mbarë e të mirë të proceseve mësimore, aty shkojnë punëtorët ndihmës për të hap dyert dhe i kryjenë disa shërbime karshi operatorëve ekonomik. Por kjo mos të përdoret nga Qeveria dhe mediat se në disa shkolla po punohet”, ka thënë ai.


Sindikalistët e quajnë skandaloze deklaratën e ministrit Murati, paralajmërojnë padi ndaj tij
Lexo po ashtu Sindikalistët e quajnë skandaloze deklaratën e ministrit Murati, paralajmërojnë padi ndaj tij

Kushaj tregoi se sot në disa komuna një agjencion u ka kërkuar Këshillit grevistë listat, të cilat lista siç tha ai nuk u janë dhënë.

“Nuk kemi presion deri më tani, presion ka prej inspektorëve arsimor që administrohen nga Qeveria e Kosovës. Sot u ka shku një letër nga një agjencion, në Prishtinë, Skenderaj, Malishevë etj, duke i kërkuar listat nga Këshilli grevistë, dhe atyre ju kemi thënë që s’kanë nevojë për të ju dhënë lista. Kaq kemi informata”, tha Kushaj. /Telegrafi/