Kush më shumë tradhton – njerëzit në lidhje të lumtura apo ata të palumturit: Këtë askush nuk e ka pritur!

Një hulumtim ka treguar që edhe meshkujt edhe femrat që kanë qenë më të lumturit në marrëdhënien e tyre seksuale kanë tradhtuar më shumë se ata të cilët nuk kanë qenë të lumtur Përse të tradhtosh nëse seksi është i mirë?
Njerëzit tradhtojnë për shkaqe të ndryshme! Disa dëshirojnë që sërish të ndihen të rinj, shmangin praninë apo nuk u pëlqen ajo që janë bërë, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, mendohet që njerëzit e kënaqur seksualisht në lidhje të lumtura tradhtojnë sepse më shumë janë të interesuar për seks.
Shkaku tjetër është që më shpesh kanë marrëdhënie seksuale, andaj dëshirojnë gjithnjë e më shumë e më shumë.
Mirëpo, shumica janë të eksituar për shkak të aferave, gjë që i detyron të dëshirojnë edhe më shumë seks me partnerin e tyre.
Në të vërtetë, supozohet që njerëzit të cilët kanë dukje më të bukur më shumë gjenden para sfidave për afera, sepse kanë më shumë mundësi.
Ky studim ka treguar pikërisht të kundërtën – te femrat e intervistuara, të cilat janë më pak joshëse, kanë qenë ato të cilat kanë tradhtuar më shumë.
Ky është fakt fascinues, edhe pse është një shikim shqetësues në psiken njerëzore. /Telegrafi/








































