LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Nuk pranoj të bëhem kryeministre e një qeverie gjithëpërfshirëse (Video)

Kusari-Lila: Nuk pranoj të bëhem kryeministre e një qeverie gjithëpërfshirëse (Video)

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në këtë situatë aktuale nuk do të pranonte të drejtonte një qeveri  gjithëpërfshirëse.

Kusari-Lila, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se pa bërë lëshimin e koalicionit nga ndonjëra nga subjektet aktuale që janë në qeveri nuk mund të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Partnerët e koalicionit i kanë vetëm fjalët kundër njëri tjetrit, por në vepra janë plotësisht duke funksionuar. Po bashkëpunojnë shumë mirë në ndarjen e pushtetit. Ata janë bashkë në vendimet që merr Qeveria. Në asnjë çështje ata nuk po kanë dallime në aspektin përmbajtjesore”.


Kryetarja e Alternativës ka thënë se në rrethanat aktuale në Kosovë ajo nuk do të pranonte drejtimin e Qeverisë gjithëpërfshirëse.

“Në këto rrethana dhe me këtë përbërje qeverisëse nuk jam e gatshme të marr drejtimin e qeverisë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kusari-Lila ka thënë se qeveria gjithëpërfshirëse me kryeministër Bajram Rexhepin kishte pasur shumë probleme, dhe sipas saj thyerjet mes partive në atë kohë kanë qenë të mëdha.

“Asnjëherë nuk kemi pasur një qeveri gjithëpërfshirëse përpos kur është bërë kryeministër konsensual Bajram Rexhepi. E di që në atë kohë ka pasur thyerje të mëdha mes subjekteve politike, sidomos mes LDK dhe PDK. Ka qenë një punë shumë e vështirë. Edhe në rrethana aktuale me këtë spektër të gjerë politik, do të duhesh të kishe një platformë shumë të definuar për të dhënë përgjigje”, tha ndër të tjera Mimoza Kusari-Lila./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori