LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Në asnjë formë nuk do të bashkëpunojmë me koalicionin PAN

Kusari-Lila: Në asnjë formë nuk do të bashkëpunojmë me koalicionin PAN

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se përkundër rezultatit preliminar, kjo parti përjashton çdo lloj të bashkëpunimit me koalicionin PDK-AAK-NISMA.

Përmes Facebook-ut kryetarja e Gjakovës ka falënderuar dhe uruar qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor.

Ajo ka shtuar se vendimi i qytetarëve për ndryshim duhet të respektohet.


Postimi i Kusari-Lilës

“Të dashur miq dhe përkrahës,

Shpreh falënderimin dhe respektin e veçantë për të gjithë votuesit e Republikës së Kosovës, për kulturën dhe maturinë e treguar në procesin e djeshëm zgjedhor.

Në veçanti, ju faleminderit të gjithë votuesve të Alternativës dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa-LD, për besimin e treguar në fushatën 10 ditore. Ishte një prej kënaqësive të këtij procesi demokratik, takimi me të gjithë Ju, besimi i treguar nga ana juaj, entuziazmi dhe gëzimi i shprehur për shpresën e re.

Në emrin tim dhe në emër të subjektit që drejtoj, urime për fituesit e rezultatit preliminar dhe suksese në procesin e formimit të institucioneve demokratike të vendit tonë.  Duke qenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që na ngarkon ky rezultat zgjedhor, përkundër që rezultatet ende nuk janë certifikuar, dhe as nuk dihet saktë numri i deputetëve të zgjedhur, Alternativa, vazhdon të jetë pjesë e koalicionit parazgjedhor dhe në asnjë mënyrë nuk e konsideron ndonjë formë të bashkëpunimit me koalicionin tjetër. Konsiderojmë që vendimi i qytetarëve të Kosovës për ndryshime u shpreh qartë dhe ai vendim i sovranit duhet të respektohet.

Edhe një herë, Ju faleminderit të gjithë votuesve pa dallime politike për pjekurinë e treguar dhe pjesëmarrjen në procesin zgjedhor”.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Lajme
Kalo në kategori