Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, të kryesuar nga Hajrije Morina, dhe anëtarët e tjerë.

Në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se "Kurti theksoi rolin e rëndësishëm që ka bordi, si mekanizëm përmes së cilit Qeveria si aksionare sigurohet për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve, të cilat në kushte normale do të duhej të siguronin dividentë për buxhetin e shtetit, por në fakt shpesh janë të varura nga subvencionet e janë barrë e taksapaguesve".


"U bisedua për sfidat me të cilat përballet ndërmarrja hidroekonomike, si rezultat i keqmenaxhimit dhe kontratave të dëmshme, trashëguar nga bordet e kaluara, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Njësinë për monitorimin e ndërmarrjeve publike", thuhet në njoftim. /Telegrafi/