Një muaj pas finales së paharrueshme të Kampionatit Botëror të Katarit mes Argjentinës dhe Francës, FIFA bëri të ditur shifrat që lidhen me këtë garë.
Finalja, të cilën Argjentina e fitoi me penallti, u ndoq nga 88.966 spektatorë në stadiumin Lusail në Katar dhe akti final u ndoq nga 1.5 miliardë njerëz në mbarë botën.
Sipas Nielsen, një kompani amerikane e informacionit, të dhënave dhe matjes së tregut, Kupa e Botës u ndoq nga pesë miliardë njerëz përmes platformave të ndryshme.
Ndeshjet u ndoqën nga 3.4 milionë njerëz në stadiumet e Katarit, ndërsa kampionati 2018 në Rusi u ndoq nga tre milionë shikues. Një rekord prej 172 golash u shënuan në Katar, ndërsa 171 gola u shënuan në kampionatet e viteve 1998 dhe 2014.
Cristiano Ronaldo u bë lojtari i parë që shënoi në pesë Kupat e Botës (2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022) dhe Lionel Messi u bë lojtari i parë që shënoi në fazat eliminatore të katër kampionateve radhazi që kur FIFA prezantoi raundin e 16-të në vitin 1986. Me 26 ndeshje të luajtura në Kupën e Botës, Messi ka kaluar rekordmenin e mëparshëm Lotar Matthaus.
Stephanie Frappart u bë gjyqtarja e parë në Kupën e Botës. Për herë të parë në histori, tre skuadra afrikane hynë në top 16, dhe në të njëjtën kohë, Maroku u bë vendi i parë afrikan që doli në gjysmëfinale.
1.85 milionë njerëz vizituan Festivalin e Fansave të FIFA-s në Doha dhe 450 milionë njerëz ndoqën himnin e kampionatit “Tukoh Taka” në YouTube, njoftoi FIFA.
Në organizimin e kampionatit morën pjesë 20,000 vullnetarë nga 150 vende, 17,000 vullnetarë nga Katari dhe 3,000 nga vende të tjera. Vullnetari më i ri ishte 18 vjeç dhe më i madhi 77.
Gjithsej 10 mijë janë përfaqësues të medias ishin në Katar. /Telegrafi/